TedxTirana Naked

TedxTirana Naked


E vërteta e zhveshur është gjithmonë më e mirë se çdo gënjeshtër e veshur bukur. “Naked” titullohet eventi i madh i TEDx Tirana i cili do të zhvillohet në 16 Shtator dhe ka si qëllim të thotë të vërtetat ashtu siç janë.


TED-i është një organizatë jofitim prurëse e përkushtuar shpërndarjes së ideve, zakonisht përmes fjalimeve të shkurtra por të fuqishëm. Eventet e pavarura TEDx zhvillohen në më shumë se 178 qytete në 70 vende të botës, një prej të cilëve dhe në Tiranë.

Eventi i madh i këtij viti mbledh sëbashku dhjetë folës të shquar nga Shqipëria, Kosova për të rrëfyer një histori të tyren. Historitë do të jenë të thjeshta, origjinale dhe mbi të gjitha frymëzuese. Ato do të ngacmojnë publikun duke i bërë të mendojnë dhe duke i transmetuar ide. Ide të cilat mund të ndryshojnë botëkuptimin e tyre dhe mënyrën se si i shohin gjërat. Fundja gjithçka fillon nga një ide.

Jeni të mirëpritur të vini dhe ju në konferencën më origjinale të vitit duke përjetuar emocionet e pakrahasueshme të një aktiviteti TED.

Biletat mund ti merrni pranë Destil Hostel Albania dhe New York Agency.

Na ndiqni ne facebook dhe Instagram: Tedx Tirana Official si dhe na vizitoni në website-in tonë:www.tedxtirana.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0