Takim Informues për SMM/ Facebook Ads/ OMA Partnership

Takim Informues për SMM/ Facebook Ads/ OMA Partnership


Online Marketing Academy ju fton të merrni pjesë në Takimin Informues për Social Media Management, Facebook & Instagram Ads, OMA Partnership.

Për t’ju dhënë më shumë detaje mbi trajnimet dhe mundësinë e bashkëpunimit, dëshirojmë t’ju ftojmë të merrni pjesë në eventin “Takim Informues për Social Media Management & Facebook & Instagram Ads, OMA Partnership” i cili do të zhvillohet ditën e Mërkurë, në datën 16 Janar, në Hotel “The Plaza” Tiranë. Salla “Jeronim De Rada”, Kati 23. Ora 18:30.

Ky takim do ju informojë se si mund të filloni të mësoni një nga Profesionet më të kërkuara në botë “Social Media Management”, “Facebook & Instagram Advertising” dhe si të përfitoni edhe nga mundësi të tjera që Online Marketing Academy ofron për individë të cilët trajnohen në kompani.

Takimi zgjat afërsisht 1 orë e 30 min. Rekomandohet të jeni prezent 20 min para se të filloje prezantimi.

Për të rezervuar vendin është e nevojshme të na dërgoni konfirmimin e pjesëmarrjes nëpërmjet emailit info@onlinemarketingacademy.al duke na dërguar emrin tuaj të plote dhe një numër kontakti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0