Kjo temë është përzgjedhur nga CreativeMornings Nashville.
Në 180+ qytete nga 65 vende të botës do të flitet rreth kësaj teme e në Tiranë do të jetë artisti pamor Driant Zeneli, që do të ndajë me ne eksperiencën e vet kreative.
“Sa shpesh dështojmë kur përpiqemi të arrijmë synimet tona? Synimi na mban të ngulur në tokë dhe na ndihmon të realizojmë ëndrrat tona, qoftë të mëdha apo të vogla.”
Eventi do të mbahet të premten, datë 13 korrik, ora 9:30 te Destil hostel.
Regjistrohuni në linkun bashkangjitur, nëse nuk doni ta humbni këtë takim të veçantë e unik në llojin e vet: https://creativemornings.com/talks/driant-zeneli-about-intention
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.