Startup Weekend Prishtina me edicion pranveror - Business Magazine Albania

Startup Weekend Prishtina me edicion pranveror


Nga 24-26 maj në Innovation Centre Kosovo, si pjesë e “Techstars Startup Week”, organizohet gara Startup Weekend, mes shumë aktiviteteve të tjera. Prishtina është në mesin e mbi 200 qyteteve nga e mbarë bota. Të rinjtë me ide biznesi dhe të etur për ndërmarrësi, kanë rastin të takohen dhe të zhvillojnë projektet e tyre, prej 24-26 maj në hapësirat e ICK, ku edhe zhvillohet gara më e madhe në botë, e rikthehet me edicionin e veçantë pranveror në Prishtinë – Startup Weekend, që shënohet në Kosovë, prej 23-31 maj.

Startup Weekend është ngjarje 54 orëshe, që për synim kryesor ka edukimin e ndërmarrësve të rinj nga sektorë të ndryshëm. Nga e premtja e 24 majit, deri të dielën më 26 maj, më se 100 të rinj nga qytete të ndryshme të Kosovës do të krijojnë ekipe, bashkojnë forcat me bashkëmoshatarë dhe zhvillojnë idenë për biznes, në të cilën besojnë.

Jeni vetëm? Nuk keni ekip? Ekipi krijohet në Startup Weekend Prishtina, nën mentorim të drejtpërdrejtë nga ekspertë të fushave të ndryshme, të përkushtuar të qëndrojnë pranë ekipeve gjatë gjithë fundjavës.

Çmime për fituesit?! Po. Informacioni do të dërgohet tek të gjithë kandidatët e regjistruar. Jo një, por tre çmime në vlerë prej 30,000 euro për ekipet fituese.

Startup Weekend është mundësi unike për të testuar shkathtësitë dhe idetë para daljes në treg, nëpërmjet inovacionit, rrjetëzimit dhe edukimit. Më se 23 mijë ekipe startup nga e mbarë bota të krijuara gjatë Startup Weekend. Në 150 shtete të botës (më shumë se Startbucks).

Regjistrohu KËTU!

Përveç Startup Weekend, në kuadër të javës organizohen edhe këto aktivitete:

– Takim informues për garën Elevator Lab, të enjten prej 11:00
– Startup Grind Prishtina me mysafir Lorik Cana, të premten prej 15:00
– Kampi i ndërmarrësve të rinj, prej 27-31 maj
– Prezantimi i aplikacionit “Happy Feet”, më 29 maj prej 18:00
– Prezantimi i chat platformës “Teco”, më 30 maj prej 17:30
– Prezantimi i ideve të biznesit para investitorëve engjëj, më 31 maj

Techstars Startup Week dhe Startup Weekened Prishtina mbështeten nga Ambasada e Suedisë, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Ambasada e Norvegjisë, GIZ nëpërmjet programit CETEP, Zyra e BE në Kosovë, dhe European Fund for Southeast Ventures (EFSE).

/Telegrafi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0