Startup Grind Tirana mirëpret Ketan Makwana - Business Magazine Albania

Startup Grind Tirana mirëpret Ketan Makwana



Në 23 Prill, Startup Grind Tirana mirëpret mentorin dhe sipërmarrësin e suksesshëm Z. Ketan Makwana.

Ketan Makwana është një folës ndërkombëtar shumë i njohur i TEDx, sipërmarrës serial dhe mentor i suksesshëm. 

Gjatë 7 viteve të fundit, Ketan ka nisur, ka zhvilluar dhe ka shitur biznese të shumtë.

Ketan ka qenë një Këshilltar Special i ish-Kryeministrit (David Cameron) për politikat ekonomike të të rinjve. Punë të tjera të tij përfshijnë marrjen pjesë në Samitin E20 si dhe ka një pozicion drejtues në misionin e Parlamentit Europian & Komisionit për strategjinë e vitit 2020 për sipërmarrjen dhe punësimin.

Ketan është këshilltar i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për politikat ekonomike të të rinjve, punon me qeveritë dhe ministritë ndërkombëtare për Zhvillimin e Ekosistemit të Sipërmarrjve.

Ketan ulet në shumë borde dhe panele këshilluese duke përfshirë MIT Professional Education dhe British Council si dhe është ambasador i DTI dhe zyrave për zhvillimin dhe mirëqenien e sipërmarrjeve të huaja në të gjithë globin.

Si sipërmarrës Ketan ka marrë shumë çmime dhe mirënjohje për punën e tij dhe vazhdon të përpiqet të ndihmojë bizneset të rrisin industritë e tyre përmes ideimit, inovacionit dhe udhëheqjes.

Startup Grind është një komunitet global i startup-eve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe lidhur sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Evenimenti organizohet në më shumë se 200 qytete dhe 85 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm, të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshme.

Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, Business Magazine ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startup-eve. Për më shumë informacione ju ftojmë të vizitoni adresën StartupGrind.com.

Nëse doni të rezervoni biletën tuaj klikoni KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0