Startup Grind Tirana mirëpret folësin e rradhës Prof. Dan Shechtman - Business Magazine Albania

Startup Grind Tirana mirëpret folësin e rradhës Prof. Dan Shechtman


Prof. Dan Shechtman, i cili ka marr çmimin “Nobel Laureate”, një profesor në Institutin e Teknologjise në Israel së bashku me Prof. Veljko Milutinovic dhe Prof. Petraq Papajorgji janë të ftuarit e ardhshëm në Startup Grind Tirana më 12 Tetor.

Paneli i diskutimit: Startup-et, ekosistemi i sipërmarrjeve.

Prof. Dan Shechtman është profesor në shkencat materiale në Institutin e Teknologjisë në shtetin e Israelit, pjesë e departamentit të Laboratorit “Ames” të energjisë në SHBA dhe profesor i shkencave materiale në Universitetin e shtetit të Iowa në SHBA.

Prof. Shechtman është vlerësuar në vitin 2011 me Çmimin Nobel në Kimi për zbulimin e “quasicrystals”*.

Prof. Shechtman është anëtar i Akademisë Kombëtare Inxhinierike në SHBA dhe në Akademinë Kombëtare të shkencave në Israel. Ai është fitues i shumë çmimeve duke përfshirë “Wolf Prize” në fizikë, “Gregori Aminoff Prize” nga Akademia e Shkencave Suedeze, “EMRS award’ etj. Që nga viti 1986 Prof. Shechtman jep mësim në klasa për sipërmarrjet teknologjike në “Technion”. Mësimet e Shechtman kanë inspiruar rreth 10.000 studentë për të zhvilluar idetë e tyre kreative për të lançuar startup-e.

Përveç Dan Shechtman, të ftuar do të jenë edhe Prof. Veljko Milutinovic nga Universiteti i Beogradit dhe Prof. Petraq Papajorgji nga Universiteti i Nëw York-ut në Tiranë.

Prof. Veljko Milutinovic është codesigner në DARPAs mikroprocesori i parë në GaAs RISC. Tani ai jep mësim në Universitetin e Beogradit në EE dhe Matematikë.

Endri Mataj, një adhurues i teknologjisë së informacionit, me diplomë MS në fushën e Telekomunikacionit në Universitetin e Syracuse në Nju Jork, është moderatori i eventit të përmuajshëm i cili padyshim do të udhëheqë edhe takimin e rradhës me Dan Shechtman.

Startup Grind është një komunitet global i startupeve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe ndërlidhur sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Evenimenti organizohet në më shumë se 200 qytete dhe 85 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshëm. Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, BusinessMag ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startupeve. Për më shumë informacione ju ftojmë të vizitoni adresën StartupGrind.com.

Nëse doni të rezervoni biletën klikoni këtu.

quasicrystals*– një përzierje e një grumbulli të rregullt të molekulave që ngjan një kristali në kushte të caktuara

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0