SIA Albania 2017: Prezantimet Finale & Ceremonia e Çmimeve

SIA Albania 2017: Prezantimet Finale & Ceremonia e Çmimeve


sia-albania-2017-prezantimet-finale-ceremonia-e-cmimeve-businessmag

PREZANTIMET FINALE & CEREMONIA E CMIMEVE (SOCIAL IMPACT AWARD ALBANIA 2017)

SOCIAL IMPACT AWARD” vjen në Shqipëri për herë të parë nga Yunus Social Business në bashkëpunim me USAID Albania. 

Pas disa fazash kunkurimi dhe inkubimi (trajnime, këshillim, mentorim), ditën e Premte, datë 29 Shtator, nga ora 13:30 – 18:00, të 6 ekipet finaliste (të përzgjedhura mes 49 aplikuesve) bëjnë prezantimet finale të sipërmarrjeve të tyre sociale para një Jurie profesionishtesh.

Programi i aktivitetit:
13:30 – 14:00 Bashkimi & njohja me pjesmarrësit
14:00 – 14:30 Përshëndetjet e partnerëve & mbështetësve
14:30 – 16:00 Prezantimet finale nga ekipet e të rinjëve
16:00 – 16:30 Ekspozitë & demonstrim i produkteve
16:30 – 17:00 Vendimarrja dhe përzgjedhja nga Juria
17:00 – 17:30 Ceremonia e ndarjes së cmimeve
17:30 – 18:00 Mbyllja e aktivitetit dhe rrjetëzim

Nga ky aktivitet do të përzgjidhen 3 ekipet më të mira, të cilat përfitojnë:
– nga 1,500 Euro për ekip;
– pjesmarrje falas në “SIA EUROPE SUMMIT”
– 6 muaj këshillim dhe mentorim falas

“SOCIAL IMPACT AWARD” është një program edukimi dhe akselerimi për të rinjtë mbi sipërmarrjen sociale i shtrirë në 18 vende të Europës. Që nga 2009, SIA u ofron të rinjëve një udhëtim në sipërmarrjen që ndikon pozitivisht në shoqëri, duke patur mundësinë të fitojnë njohuri dhe të ushtojnë në kushtet reale të tregut praktikat e sipërmarrjes sociale.

Mirë se vini !

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0