Interneti u ka dhënë mundësinë kompanive të arrijnë tregje jashtë vendit të tyre, por si start-up rritja nga zyra juaj në tregjet botërore mund të jetë e ndërlikuar. Për këtë arsye janë ftuar Fabio dhe Regina Glaser, themeluesit e Valkokettu dhe pjesë e programit ‘Start-up Residence’ të EU for Innovation, për të ndarë eksperiencat e tyre si dhe për t’i dhënë përgjigje pyetjeve tuaja.
Fabio Glaser ka mbi 25 vjet përvojë drejtimi në fushën IT-së, me një histori të qëndrueshme të zhvillimit dhe ekzekutimit të strategjive të IT-së, në përputhje me objektivat e korporatës. Ai ka menaxhuar organizata me deri në 400 punonjës dhe buxhete vjetore mbi 500 milionë $. Para themelimit të Valkokettu, ai ka qënë menaxher i lartë IT-je për kompanitë e Telecom, Accenture dhe Ernst & Young në Brazil.
Regina Glaser ka mbi 20 vjet përvojë në fushën e IT-së, në dizenjimin e sistemeve, modelimin e të dhënave dhe menaxhimin e projekteve në disa industri të ndryshme, duke filluar nga shitja me pakicë e deri në tregëtinë ndërkombëtare dhe infrastrukturë. Eksperte në menaxhimin e të dhënave, zhvillimin e sistemeve dhe menaxhimin e proceseve, eksperienca e saj përfshin një gamë të gjerë konsulence për projektet e IT-së. Së bashku me Fabion, ajo ka themeluar Valkokettu.
Bashkohuni në një diskutim të hapur, të enjten, më 5 Mars 2020 nga ora 18:00-20:00, në InnoSpace Tirana, për të ndarë eksperienca dhe këshilla ndërmjet sipërmarrësve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.