Samiti i Investimeve për Turizmin për herë të parë në Shqipëri

Samiti i Investimeve për Turizmin për herë të parë në Shqipëri


Samiti i Investimeve të Shqipërisë për Turizmin është Samiti Zyrtar për sektorin e Turizmit në Shqipëri dhe është vendosur të bëhet konferenca dhe ekspozita vjetore rreth sektorit shqiptar dhe rajonal të investimeve në Udhëtime dhe Turizëm.

Samiti do të mbahet në Tiranë më 27 Nëntor, gjatë një eventi 1 ditor.

Sektori i Turizmit është një industri prej 1.24 miliardë dollarë në Shqipëri dhe ka një rritje të shpejtë me 6.2%, çdo vit. Pritshmëritë janë që kjo industri të kap vlerën e 2.1 miliardë dollarëve deri në vitin 2028, një tregues mjaft i mirë ky për mundësitë e shumta dhe mjedisin favorizues për biznesin.

Diskutimi do të fokusohet në:

  • Qendrat dhe destinacionet më të rëndësishme për t’u vizituar në Shqipëri
  • Infrastruktura e Hoteleve dhe Pasurive të Patundshme
  • Projektet e ardhshme për akomodimin/shtëpitë e pushimit dhe strukturën e udhëtimeve
  • Projektet emocionuese që kërkojnë vëmendje dhe investime globale, Turizëm i Qëndrueshëm në Shqipëri, potenciali i Shqipërisë për Turizmin në Burimet njerëzore në industrinë e turizmit

Samiti është një mundësi ideale:

Për të diskutuar sfidat dhe zhvillimet në sektorin e turizmit
Për të patur diksutime më të thella
Për të realizuar takime personale me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë
Për të takuar ekspertë kombëtar dhe ndërkombëtar
Pë të këmbyer ide dhe biseda stimuluese rreth trendeve më të mëdha që nxisin zhvillimin e sektorit.

Këtu mund të gjeni axhendën e aktivitetit: Agenda

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0