Përvoja e klientit do të drejtojë gjeneratën e ardhshme të e-commerce

Përvoja e klientit do të drejtojë gjeneratën e ardhshme të e-commerce



E-commerce ka sjellë revolucion në shitjet me pakicë. Ajo ka evoluar për t’u përshtatur me nevojat në ndryshim që kanë njerëzit. E-commerce i ka lehtësuar blerjet online për klientët e ditëve moderne.

Women Founders Network Albania në bashkëpunim me Coolab prezanton takimin e ardhshëm lidhur me këtë temë, gjatë së cilit folëse do të jetë Albina Haxhijaj. Ajo është një profesioniste e apasionuar e-commerce, e përqendruar në transformimin dixhital për markat e modës dhe përvojën e klientëve.

Gjatë 10 viteve të fundit, ajo ka punuar me disa nga markat e-commerce më me influencë si Aquazzura, Philip Plein, Furla dhe Luisaviaroma. Ajo ka inkurajuar shitjet online dhe ka ruajtur imazhin e fortë të markës duke përmirësuar përvojën e klientëve të tyre.

Ajo është e specializuar në fushën e modës dhe mallrave të nivelit të lartë të konsumit. Kështu, ajo ofron shërbime që maksimizojnë përvojën e klientit, vendosjen e klientit në qendër të vëmendjes dhe mbështetjen e tij përmes të gjitha pikave të kontaktit me markën.

E rëndësishme: Ky takim është për gratë themeluese në e-commerce, që duan të mësojnë më shumë sesi të rritin shitjet online dhe të përmirësojnë përvojën e klientit.

Nëse doni të merrni pjesë dërgoni mesazh me emrin tuaj dhe të biznesit tuaj tek Women Founders Network Albania.

Kapaciteti maksimal: 20 njerëz

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0