OSCAL, rikthehet në Tiranë me edicionin e pestë

OSCAL, rikthehet në Tiranë me edicionin e pestë


oscal-rikthehet-ne-tirane-edicionin-e-peste-businessmagKonferenca e parë ndërkombëtare vjetore e këtij lloji në Shqipëri do të mbahet për të pestin vit rradhazi për të promovuar lirinë e softuerit, softuerin me kod të hapur, kulturën e lirë dhe njohurinë e hapur në vend dhe në rajon. 

OSCAL 2018 do të zhvillohet në 19-20 maj 2018 në Tiranë, Shqipëri.

OSCAL është organizuar nga Open Labs Hackerspace, komuniteti lokal i përkushtuar për të fuqizuar kulturën e lirë me burim të hapur që nga viti 2012. Konferenca jo vetëm që i ofron të gjithëve mundësinë për të ndarë njohuritë dhe përvojën e tyre me audiencën, por gjithashtu frymëzon shumë të tjerë për të vepruar.

Një shumëllojshmëri e gjerë e prezantimeve interesante dhe workshop-eve do të mbahet në të dy ditët e konferencës. Më konkretisht, çdo ditë nga ora 9 deri në ora 6, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen me tema të ndryshme, si dhe të eksplorojnë kontributet dhe mundësitë e punës.

Mozilla, Fedora, LibreOffice, OpenStreetMap, Wikipedia, phpList, Nextcloud janë vetëm disa nga projektet që pjesëmarrësit OSCAL do të njohin më mirë.

Website: http://oscal.openlabs.cc/
Kontakt : oscal@openlabs.cc
Twitter: @oscalconf
Instagram: oscalconf

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0