Albanian ICT Academy në kuadër të Code Week organizon në Shkollën e Kuqe “Open Coding & Robotics Day”.
Ditën e enjte më datë 12 TetorAlbanian ICT Academy vazhdon të punojmë me fëmijët në një nga mega-eventet për të renditur Shqipërinë si pjesë e edukimit të fëmijëve në kodim dhe robotikë.
Albanian ICT Academy ofron metodat më inovatore të edukimit në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Misioni ynë është të sjellim inovacion në edukimin e fëmijëve e të rinjve si dhe të zhvillojmë njohuritë e të rrisim kapacitetet në fushën e teknologjisë dhe shkencave kompjuterike në Shqipëri.
Keni dëshirë të programoni lojra dhe të krijoni robotë me teknologjitë më të fundit dhe trjanues profesionistë?
Gjithçka është gati! Na duheni vetëm ju!
Gjeni më tepër informacion për mega-eventin matatonë “Open Coding & Robotics Day” në faqen: http://events.codeweek.eu/
Pjesëmarrja është e lirë, kontaktoni në faqen tonë në facebook për konfirmim ose rezervoni biletën në eventbrite për të marrë masa për të gjitha pajisjet e nevojshme për çdo fēmijë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.