Ndërtimi i aplikacioneve për iOS dhe Android duke përdorur Flutter SDK nga Google - Business Magazine Albania

Ndërtimi i aplikacioneve për iOS dhe Android duke përdorur Flutter SDK nga Google

~5 minuta lexim


Flutter SDK është një framework i ndërtuar duke përdorur gjuhën e programimit Dart, e cila siguron një grup mjetesh për të ndihmuar në ndërtimin e aplikacioneve mobile për Android dhe iOS duke përdorur një bazë të vetme kodimi.

Gjatë këtij workshop do të trajtohen disa tema si:

  1. Çfarë është Flutter dhe për çfarë mund të përdoret?
  2. Cilat janë përfitimet dhe si krahasohet me teknologjitë ekuivalente si React Native, Ionic, Cordova etj?
  3. Si të punojmë me Flutter dhe të fillojmë ndërtimin e një aplikacioni që na vjen në ndihmë për të treguar se sa i shpejtë dhe i besueshëm mund të jetë Flutter.

Ky workshop është i përshtatshëm për të gjithë nivelet ose eksperiencat, veçanërisht për ata që planifikojnë të fillojnë të zhvillojnë aplikacione mobile.

Për të mësuar më shumë rreth Flutter dhe Dart vizitoni:
https://flutter.dev
https://dartlang.org

Folës: Redjan Ymeraj

Redjan Ymeraj është një Software Developer me një eksperiencë 5+ vjeçare pune në kompani të ndryshme ku ka realizuar Web dhe Mobile Applications duke shfrytëzuar teknologjitë më të fundit që ofrohen. Aktualisht punon si Software Developer pranë kompanisë WeTipp srl(https://wetipp.com) dhe WeDo srl(http://wedo.community), 2 platforma Social Networking, të cilat operojnë në tregun europian.

Redjani është njëkohësisht themeluesi i disa shërbimeve. Si për shembull: GymManager (https://gymmanager.al) një platformë për menaxhimin e aktivitetit të palestrave/klubeve të fitness-it dhe ALBCode (https://albcode.al) një iniciativë jo fitimprurëse, e cila ju shërben programuesve shqiptarë të gjejnë punët më të përshtatshme për aftësitë e tyre në tregun shqiptar të punës. Pasioni për teknologjinë i jep shtysë dëshirës për të ndarë me të tjerët eksperiencat dhe njohuritë e tij.

Për më shumë informacion dhe regjistrim klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Vetëm puna që bëhet kur askush nuk të sheh, ka vlerë reale.”
— Henry Ford
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0