Mos Bëj Plane Për Fundjavën! Bashkohu me Yoga Fest 2018

Mos Bëj Plane Për Fundjavën! Bashkohu me Yoga Fest 2018


Çfarë mund të jetë më e rëndësishme tjetër këtë fundjavë se të marrësh pjesë në Yoga Fest 2018?

Ndoshta mendon të shkosh në plazh dhe kjo është OK, por sezonin e ke përpara dhe plazhin e zëvendëson kur të duash.

Ndoshta mendon të rrish në shtëpi e të çlodhesh, por ku ka çlodhje më të mirë se të bësh Yoga dhe Meditim? Ndoshta do shkosh për dreka e darka me miq dhe miqësia shijon, por në radhë të parë duhet të jesh OK me
veten tende.

Indianët thonë se nëse nuk ndihesh mirë kur je vetëm, nuk je shoqëri e mirë për të tjerët. Yoga dhe Meditimi të ndihmojnë të krijosh me veten tënde pikërisht atë marrëdhënie që ti e kërkon tek të tjerët, por që gjendet brenda teje.

Asnjë plan tjetër nuk mund të jetë më i rëndësishëm se ty. Fundjava tjetër është fundjava jote dhe mos ia fal askujt!
Merr pjesë në eventin Yoga Fest 2018 dhe jepu të tjerëve të kuptojnë që nga sot ti e vendos vetë fatin tënd!

Regjistrohu për të maarrë Ofertën e Yoga Fest 2018: http://bit.ly/2IVC1AB

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0