"Modelet i kemi mes nesh, t'i ndjekim"

“Modelet i kemi mes nesh, t’i ndjekim”

~2 minuta lexim


Luljetën e kemi pasur gjithmonë këtu, por nuk e kemi njohur më parë.  Pas 26 nëntorit, ajo është një prej portreteve më familjare dhe shpjegimet e saj nëpër studio televizive pëlqehen masivisht.
Por kush është profesoresha e inxhienierisë së ndërtimit, që i ka kushtuar gjithë jetën studimit të dherave dhe si e larguan nga universiteti me një copë letër pas 45 vitesh punë.

Lexo: Arti i Komunikimit & Superformula

Këtë të enjte, te Këndi i Fuqizimit i WPS Albania, profesoreshë Luljeta Bozo, rrëfen historinë e saj frymëzuese dhe motivuese, në një rrëfim si kurrë më parë, me shëmbullin e saj si grua në shërbim publik. Gratë e forta, fuqizojnë gratë!

Hyrja falas, por me regjistrim paraprak, për shkak të vendeve të limituara.
wpsalbania@gmail.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Çdo gjë e madhe nisi si diçka e vogël.”
— Peter Diamandis
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0