Konferenca e Microsoft “Refresh IT”

Konferenca e Microsoft “Refresh IT”


konferenca-e-microsoft-refresh-businessmag

Në misionin tonë “për të ndihmuar çdo person dhe organizatë në planet të arrijë më shumë” Microsoft ka investuar në ndërtimin e produkteve dhe zgjidhjeve që do t’ju ndihmonin ju dhe biznesin tuaj.

Ndaj, me datë 28 Mars 2018, ora 9:00 në Tirana Business Park, Berlin Hall, Microsoft Albania ju fton të merrni pjesë në konferencën “Refresh IT”.

Kjo konferencë ka në fokus zgjidhjet teknologjike që Microsoft ofron aktualisht dhe që mund të adresojnë nevojat e IT dhe të biznesit.

Ky është eventi më i madh i Microsoft drejtuar komunitetit të IT në vendin tonë me folës ekspertë të Microsoft me shumë eksperiencë në rajon, fokusuar mbi New Modern Workplace, Cybersecurity, Information and identity management, New GDPR (General Data Protection Regulation), Data analytics and Artificial Intelligence, Azure & Hybrid Cloud,  Datacenter management, etj.

E dedikuar për CIO & CSO, IT managers, IT experts & developers.

Kjo do te jetë një mundësi për të mësuar më shumë rreth zgjidhjeve teknologjike më të fundit si dhe një mundësi për të biseduar me ekspertë të Microsoft dhe me një rrjet të gjerë të partnerëve lokalë të Microsoft.

Regjistrohuni këtu! Vendet janë të limituara…

*Pjesëmarrja një-ditore është falas, por një tarifë “No show-up fee – 25EUR” do të aplikohet për të regjistruarit, të cilët nuk do të paraqiten në ditën e konferencës si pjesëmarrës. Mund të anulloni regjistrimin tuaj deri në datën 21 Mars 2018.

*Eventi do të zhvillohet në gjuhën angleze.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0