Junior Achievement of Albania sjell eventin "Leader for a day" - Business Magazine Albania

Junior Achievement of Albania sjell eventin “Leader for a day”


Junior Achievement (JA) është organizata më e madhe në botë, e cila edukon dhe frymëzon të rinjtë për të vlerësuar lirinë e sipërmarrjes, biznesit dhe ekonomisë në dobi të përmirësimit të cilësisë së jetës së tyre. Fillimisht e themeluar në vitin 1919 në Shtetet e Bashkuara, rrjeti i Junior Achievement sot është zgjeruar në 122 vende të botës, me një rritje prej 10.6 milionë studentësh në vit.

Programi JA në Shqipëri është një investim strategjik i Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF) me mbështetje institucionale të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Modulet e Junior Achievement tashmë janë pjesë e kurrikulës bërthamë dhe me zgjedhje në të gjitha shkollat e mesme dhe ato të arsimit bazë (sistemi k-9). Programi Junior Achievement ofrohet në 176 shkolla të mesme në Shqipëri, duke përfshirë 11800 studentë, të moshës 16-18 vjeç. Këta studentë prezantohen me biznesin dhe sipërmarrjen nëpërmjet metodologjive praktike të të mësuarit. Nxënësit kanë mundësinë për të krijuar, udhëhequr dhe menaxhuar mini-kompaninë e tyre të vogla. Ata mësojnë rreth strategjive të marketingut, planifikimit të biznesit, operacioneve dhe menaxhimit financiar të mini-kompanive të tyre.

“Leader for a day” është një event një ditor dedikuar udhëheqësve të ardhshëm. Ai shërben si një mundësi e mirë për të lidhur ngushtë studentët e rinj JA me liderë të vërtetë në sektorin publik dhe privat. 40-45 nxënës nga shkollat ​​e mesme JA në Shqipëri do të kenë mundësinë e rrallë dhe unike për të qenë një udhëheqës biznesi i vërtetë në këtë ditë dhe për të kuptuar se çfarë do të thotë të udhëheqin, menaxhojnë, drejtojnë dhe marrin vendime me përgjegjësi. Nxënësit e JA do të kalojnë një ditë të tërë pranë udhëheqësve të shquar dhe do ta ndjekin procesin e punës nga afër, duke mësuar disa nga kompleksitetet që vijnë me këtë rol plot angazhim.

Kjo iniciativë gëzon sukses të madh në mbarë botën. Çdo vit, biznesmenët, politikanët dhe udhëheqësit nga të gjitha sferat e jetës shërbejnë si modele për mijëra të rinj.

“Leader for a day” kulmon me një Ceremoni Gala në ambientet e hotel Plaza, me figura publike, përfaqësues diplomatikë dhe përfaqësues të OJQ-ve ndërkombëtare, drejtues të nivelit të lartë të komunitetit të biznesit shqiptar, mësues dhe 40-45 nxënësit më të mirë.

Për më shumë informacion mund të kontaktoni në:

Tel: +355 42259108
E-mail: sbala@junior-albania.org; ncela@junior-albania.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0