How To Brand Yourself? - Business Magazine Albania

How To Brand Yourself?


brandTë gjithë kemi potencial, ambicie dhe vlera brenda nesh, por për t’i transmetuar këto cilësi jashtë nesh mbetet gjithmonë një sfidë e vërtetë. Shpesh jeta na përballë me sfida ku edhe pse mund të jemi të përgatitur për to, sërish dështojmë!

Qëllimi:

Qëllimi i këtij trajnimi është t’i njohë pjesëmarrësit me mundësitë që i rrethojnë dhe t’ju mësojë metodat dhe teknikat për të promovuar veten dhe atë që dinë të bëjnë në 4 bazat e jetës së tyre; shoqëri, universitet, intervistë pune dhe në punë.

Nëpërmjet këtij trajnimi pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë teknika, të cilat në një periudhë shumë të shkurtër do t’i bëjnë njerëz me influencë në mjediset e punës, shkollës apo shoqërisë.j
Ky trajnim do të jetë në formatin “non formal education”, me metoda bashkëkohore dhe me trajner karizmatik dhe me eksperiencë ndërkombëtare!

Target Grupi:
Pjesëmarrësit në këtë trajnim duhet të jenë nga mosha 18-35 vjeç! Numri i pjesëmarrësve është vetëm 35 vetë!

Data & Vendi:
Trajnimi do të zhvillohet ditën e diel, dt. 19 Nëntor 2017, orari 09:00-15:00 pranë Akademisë Profesionale të Biznesit.
Adresa: Pranë “Sheshit Shqiponja”, Rr. Vangjel Noti, Nr. 25, Laprakë, Tiranë

Pagesa:
Tarifa e trajnimit është 10 euro dhe në përfundim të tij do të pajiseni me certifikatë.
Pagesën mund ta bëni në Nr. Llogarisë 593745 (Credins Bank) dhe më pas foton me mandat-pagesën mund ta dërgoni në adresën: trajnime.yic@gmail.com ose në Cel. 0695383321 (whatsapp/viber).

APLIKO:
https://goo.gl/forms/ZeHVltPcgEGOw3Qh1

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0