Funding your startup - How to get it done? - Business Magazine Albania

Funding your startup – How to get it done?

~3 minuta lexim


Si të gjeni një investim për startup-in tuaj në Shqipëri?

UK Tech Hub dhe Business Magazine ju ftojnë në datën 6 Mars, në eventin “Financimi i startup-it tuaj – Si ta realizoni atë? (Funding your startup – How to get it done?)

Bashkohuni me ne, për të mësuar se si startup-et mund të gjejnë investime në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Shpesh, shumë themelues të startup-ve thonë se po dështojnë të lëvizin përpara me startup-et e tyre për shkak të mungesës së fondeve.

Për këtë arsye, folësit e eventit do të ndajnë përvojën e tyre në marrjen e fondeve.

Folësit janë:

-Mark Crawford – Kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri
– Shkëlzen Marku – Bashkëthemelues dhe Drejtor Menaxhues – Yunus Social Business Balkans
– Dritan Mezini – Themelues dhe CEO – DM Consulting Services
– Alen Saqe – CEO – Dentem
– Jonilda Filipi – Head of Corporate Affairs – ALBtelecom Albania

Data: 6 Mars
Vendndodhja: Rogner Hotel Tirana
Ora: 17:00 – 20:00

Axhenda për eventin

16:50-17:10 Mirëpritja e të ftuarve
17:10-17:15 Fjala e hapjes & prezantimi i të ftuarve – Anisa Berisha
17:15-17:30 Mark Crawford – Kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri
17:35-17:50 Dritan Mezini – Themelues dhe CEO – DM Consulting Services
17:55-18:15 Coffee Break
18:15-18:35 Jonilda Filipi – Head of Corporate Affairs – ALBtelecom Albania
18:35-18:55 Alen Saqe – CEO – Dentem
18:55-19:15 Shkëlzen Marku – Bashkëthemelues dhe Drejtor Menaxhues – Yunus Social Business Balkans
19:20-19:30 Fjala e mbylljes nga Ambasadori i HM Duncan Norman MBE
19:30 – 20:00 Networking

Pjesëmarrja është falas, por ju duhet të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke u regjistruar në: https://businessmag.al/regjistrohu/

Shpresojmë t’iu shohim atje!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Puna jote do të mbushë një pjesë të madhe të jetës tënde.”
— Steve Jobs
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0