Financimi në fazat e hershme të një startup-i - Business Magazine Albania

Financimi në fazat e hershme të një startup-i


Rrotull organizon eventin e saj të parë në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK), event ky i cili do të mbulojë temën e qasjes në financim në fazat e hershme të një biznesi të ri.

Financimi i një ideje është një pjesë thelbësore e një zhvillimi të mëtejshëm të një startup-i, ku për shumë nga këto sipërmarrje, një financim i hershëm dhe i strukturar mirë shërben si gurthemel për një zhvillim afatgjatë.

Eventi do të ketë për qëllim të adresojë faktorë të rëndësishëm të ekosistemit të sipërmarrjes, me fokus financimin sikurse: nivelin e gatishmërisë të të investuarit nga kompanitë dhe institucionet dhe infrastrukturën e startup-eve si bazë për përvetësim të investimeve nga jashtë.

Paneli po ashtu do të adresojë problemet nga një sfond kontekstual mbi mangësitë e financimit dhe pengesat e lidhura me një proces të tillë, ku si më të shpeshta diskutohen: kostot e transaksionit që lidhen me financim, nivelet e rrezikut të financimit nëpërmjet kreditimit për bizneset e reja dhe mungesa e ekspertizës dhe burimeve të dedikuara drejt gjetjes së financimit nga jashtë.

Paneli i përbërë nga aktorë të sektorit privat do të ndajë me audiencën përvojat e tyre personale dhe profesionale drejt financimit të bizneseve të tyre, ndërsa përfaqësuesi i sektorit publik nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do të tregojë më shumë rreth mundësive të krijuara dhe lehtësirave administrative dhe financiare që Qeveria ka në planin e saj të punës.

Paneli:

Besim Beqaj | Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë
Mërgim Cahani | Gjirafa
Rron Cena | Formon

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0