EIIU TALKs - Marc Kley of Gateway Start-up Service, Cologne

EIIU TALKs – Marc Kley of Gateway Start-up Service, Cologne

~2 minuta lexim


Biseda frymëzuese mbi Sipërmarrjen dhe Inovacionin në Universitet (EIIU TALKs) është një seri me biseda dhe fjalime të organizuara nga ‘BE për Inovacionin’, ku të ftuarit janë figura kyçe të inkubatorëve të lidhur me universitete ndërkombëtare, qendrat e transferimit të teknologjisë, parqe teknologjike, etj.
Gjatë bisedave, të ftuarit do të flasin mbi përvojën e tyre në krijimin dhe drejtimin e një inkubatori ose qendre për promovimin e startup-eve, aktivitetet e së cilave kanë për qëllim kapërcimin e hendekut mes universiteteve dhe industrisë/ sektorit privat.

Qëllimi i EIIU TALKs është të prezantojë universitetet shqiptare me inkubatorë të shkëlqyer biznesi dhe praktikat më të mira evropiane; të diskutojë e të zgjerojë vizionin e tyre mbi rolin që mund të luajnë universitetet në promovimin e sipërmarrjes dhe inovacionit dhe t’i frymëzojë ata në ndërmarrjen e veprimtarive të ngjashme, pas tregimeve të eksperiencave reale.

Takimi i dytë EIIU TALKs do t’ju prezantojë me Marc Kley, Menaxhimi Kërkimor, tek GATEWAY – Shërbimi i Startup-eve, pranë Universitetit të Këlnit, i cili do të ndajë me audiencën përvojën e tij të gjatë, mbi Universitetin e Këlnit në ekosistemin rajonal të startup-eve – detyrat, mundësitë dhe kufizimet. Bashkohuni për një bisedë frymëzuese dhe sesion me pyetje-përgjigje, ditën e martë, 12 Nëntor, ora 11:00, në Sallën e Konferencave Luarasi, të Universitetit Luarasi në Tiranë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Çdo gjë e madhe nisi si diçka e vogël.”
— Peter Diamandis
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0