Dixhitalizimi në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme - Business Magazine Albania

Dixhitalizimi në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme


Dhoma Kombëtare e Zejtarisë organizon trajnimin me titull “Dixhitalizimi në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”. Qëllimi i trajnimit është të ofrojë informacione dhe shpjegime rreth proceseve në një kompani dhe se si mund të optimizohen me mjetet e teknologjisë moderne dixhitale. Do të jepen ide të reja dhe drejtime të reja për reflektim, do të zbulohen fusha të reja të ndikimit dhe të përmirësohet efikasiteti i veprimtarive të biznesit.

Eksperti gjerman z. Achim Maisenbacher do të referojë gjatë trajnimit.

Ftohen sipërmarrës, përfaqësues të kompanive që punojnë në fushën e software dhe dixhitalizimit, kompani që janë të interesuara në optimizimin e proceseve në prodhim, të rinj nga sektori IT.

Axhenda:

09:00 – Dhoma Kombëtare e Zejtarisë pret të ftuarit
09:30 – Cilat janë proceset (ekzistuese), përse janë të rëndësishme, Proceset (Digitize -> iPad)
10:30 – Pushim kafe
11:00 – Prezantimi i disa aplikacioneve të Ipad (Konceptet, MagicPlan, MeisterTask, MemoMeister)
13:00 – Dreka
13:45 – Foto të smartphone dhe Kamera 360°
15:00 – Motivimi ipunonjësve (tematika + mjetet) dhe QR Codes – Si / Përse
16:00 – Diskutime, mbyllje e seminarit

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0