Biznesi Startup dhe Qasja në Financa

Biznesi Startup dhe Qasja në Financa


Përshkrimi

Seminari “Biznesi Startup dhe Qasja në Financa” është një event i krijuar për të dhënë njohuri për ndërtimin e një startup-i të suksesshëm dhe për të mësuar se si të tërhiqni investime ose të merrni financime për biznesin tuaj. Ky seminar prej 3 orësh që do t’ju çojë në udhëtimin sipërmarrës duke u shkallëzuar nga ideja te lançimi dhe gjithashtu si të rriteni në një biznes të ri.

Çfarë përfshihet? 

  • Vështrim mbi udhëtimin sipërmarrës
  • Validimi i idesë dhe procesi i lançimit
  • Startup heatmapping – procesi i auditimit se sa efektiv është startup-i juaj
  • Qasja në financimin – procesi i kuptimit të gatishmërisë për investime
  • Si të bëni pitch të sukesshëm për të marrë investime
  • Investimet ëngjëll dhe financa alternative

Çfarë është Entreprise Lab?

Entreprise Lab është një agjenci dinamike që mbështet bizneset dhe udhëheqësit e saj në përcaktimin e strategjive kyçe për rritje dhe prosperitet. Duke punuar në arenën e inovacionit, ata ofrojnë shërbime dhe zgjidhje për bizneset e të gjitha madhësive dhe liderëve të tyre, në mënyrë që të mund të vazhdojnë dhe të zhvillohen në industritë e tyre. Si agjenci veprojnë në shumë vende dhe përmes rrjetit të tyre të gjerë të ekspertëve, profesionistëve dhe partnerëve që nga ata lokalë në ata ndërkombëtarë.

Në një botë konkurruese, ju duhet një avantazh konkurrues; kjo është ajo me të cilën ka të bëjë Enterprise Lab … duke i dhënë klientëve të tyre një avantazh konkurrues nëpërmjet parimeve të ideimit, inovacionit dhe udhëheqjes.

Kush janë ekspertët?

KETAN MAKWANA
Folës i mirënjohur dhe strateg biznesi, Ketan Makwana ka mbështetur fillimin e mbi 3500 bizneseve anembanë botës; si një autoritet kryesor në strategjinë e biznesit, Ketan ka punuar me qeveritë dhe ministritë në të gjithë botën në zhvillimin e ekosistemeve të ndërmarrjeve dhe programeve për prosperitet. Ketan ka qenë ish Këshilltar Special i Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Politikat e Rinisë dhe Sipërmarrjes dhe bën pjesë në shumë borde këshillimore të bizneseve dhe institucioneve si MIT dhe British Council.

BILL MORROW
Që nga fillimi në fushën e financave brenda Virgin, Bill hyri në Bankën e Investimeve, në të cilën ka shitur biznesin e tij të parë në një Wall Street Bank; pasi u tërhoq, zbuloi energjinë dhe pasionin për biznesin dhe financimin. Bill krijoi Angels Den në vitin 2007, i cili ka qenë rrjeti më i madh i Britanisë së Madhe të Investitorëve Ëngjëll, me 92% të të gjitha bizneseve të investuara ende në punë dhe rritje. City AM e quajti Bill si figurën më të fuqishme të botës në financat alternative; sot Angels Den ndihmon më shumë se 5,000 pitches në vit në 10 vende.

Ky seminar kushton 35€

Për t’u bërë pjesë regjistrohuni këtu.

Për më shumë informacion kontaktoni:

Tel: 355 69 42 14 510

e-mail: marketing@newmedia.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0