Bashkohuni në 26 Janar në takimin e parë të komunitetit për sigurinë kibernetike (Cyber Security Meetup) - Business Magazine Albania

Bashkohuni në 26 Janar në takimin e parë të komunitetit për sigurinë kibernetike (Cyber Security Meetup)

~3 minuta lexim


Filloni 2020 duke u bashkuar me takimin e parë të komunitetit në lidhje me sigurinë kibernetike (Cyber Security Meetup)! Janë të mirëpritur studentë, profesionistë, hobistë dhe të gjithë të interesuarit për sigurinë dhe privatësinë e informacionit që janë të angazhuar për shkëmbimin e njohurive rreth sigurisë me njëri-tjetrin për ta bërë komunitetin tonë një vend më të mirë.

Në këtë takim do të prezantohet një përmbledhje e fushës së gjerë të sigurisë së informacionit, karrierave dhe mundësive të shumta (teknike dhe jo teknike) që ekzistojnë në këtë industri. Ky takim do të shërbejë gjithashtu si një prezantim zyrtar për shumë prej pjesëmarrësve që kanë bashkëvepruar virtualisht. Ky do të jetë një ambient i qetë ku mund të mesoni për interesat, përvojat dhe pasionin e njëri-tjetrit në lidhje me sigurinë.

Së fundi, grupi do të diskutojë dhe do të ndajë njohuri për shumë burime të mësimit falas dhe mundësi trajnimi. Kjo do të ndihmojë secilin prej të pranishërmve të identifikojë të tjerët në komunitet që ndajnë interesa të ngjashëm në mënyrë që të mësojnë më mirë së bashku.

Pavarësisht se sa i ri mund të jesh në InfoSec, të gjithë ne kemi diçka për t’i ofruar njëri-tjetrit – kështu që bashkohuni me këtë organizim, ndani dhe përmirësoni aftësitë së bashku!

Për më shumë informacion klikoni Këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Çelësi i suksesit është të fillosh përpara se të jesh gati.”
— Marie Forleo
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0