Zhytuni në botën e Odoo18! - Business Show Tirana - Business Magazine Albania

Zhytuni në botën e Odoo18! – Business Show Tirana

18-02-2025 18:00:00 Join

Odoo 18, aty ku inovacioni nuk mbetet i paprekshëm, por bëhet një me praktikën. Një ngjarje gjithëpërfshirëse që shfaq demonstrime dinamike, që i drejtohen audiencës duke shfaqur veçoritë novatore të softuerit më të fundit.

Një sesion që do të mbulojë një gamë të gjerë temash, nga Prodhimi dhe Kontabiliteti te Menaxhimi i Inventarit, Shitjet/CRM dhe tregtia elektronike, duke mos harruar qëllimin e thellimit të aftësive të Odoo 18. Nëpërmjet këtij sesioni do keni mundësinë e transformimit të proceseve të biznesit tuaj si dhe mbështetjen e këtij udhëtimi drejt një transformimi dixhital.

Ky program gjithashtu ju jep mundësinë unike për t’u lidhur me ekspertët e Odoo dhe bashkëpunimit me profesionistët e industrisë, të cilët do t’i keni të gatshëm para pyetjeve tuaja. Qëllimi është për të ndarë, njohur dhe për të ndihmuar në ngritjen e biznesit tuaj në lartësinë e merituar.

Sakaq, në qendër të vëmendjes do të jenë rastet e biznesit të jetës reale, duke i ilustruar me fuqinë transformuese të Odoo në zgjidhjen e fushave të përditshme me të cilat përballen kompani si tuajat.

Agjenda

  • Mirëseardhja

6:00 PM ⟶ 6:15 PM

  • Prezantimi

6:15 PM ⟶ 7:00 PM

  • Rrjetëzimi

7:00 PM ⟶ 9:00 PM

Vendndodhja 

Maritim Hotel Plaza Tirana
Rruga Abdi Toptani – 1001
Tirana, Albania

Regjistrohu këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0