Women TechMakers sjell një histori shqiptare nga Silicon Valley

Women TechMakers sjell një histori shqiptare nga Silicon Valley

Women TechMakers
18-06-2020 19:00:00 Join

Women TechMakers organizon episodin e dytë të Role Models Shqiptare në Teknologji, duke paraqitur një tjetër femër të suksesshme në teknologji.

E ftuar në këtë episod është Jona Babi. Jona u diplomua në Universitetin e Thesalisë në Greqi në Inxhinieri Kompjuterike. Ajo vazhdoi studimet në Universitetin Stanford, ku u diplomua në master për Shkenca në Inxhinieri Elektrike. Ajo punoi në Ericsson dhe Apple si menaxhere e Produktit / Programit për disa vjet dhe më pas u kthye të studionte në Harvard. Tani ajo është duke punuar me një start-up fintech, që i ndihmon studentët të negociojnë normat më të mira të kredisë duke përdorur fuqinë e blerjes në grup.

Jona do të flasë për Internet of Things, por gjithashtu do të japë këshilla për karrierën, duke u mbështetur në përvojën e saj në Silicon Valley dhe në disa nga universitetet më të mira të botës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0