E dini që pritshmeritë e klientit për biznesin kanë ndryshuar në mënyrë thelbësore vitet e fundit? Një kompani e suksesshme për klientët deri disa vite më pare ishte ajo me të ardhura financiare të larta dhe produkte/shërbime të një cilësie të lartë.
Tashmë ndërmarrjet më të suksesshme dhe të besuara janë ato që janë te fokusuara dhe të orientuara drejt faktorëve socialë, jo thjesht drejt kompetencave të biznesit. Bizneset më të mira janë ato që dëgjojnë nevojat e klientit, trajtojnë punonjësit mirë dhe vendosin klientin përpara fitimit. Këto parime që në bazë kanë vlerat dhe etikën e një biznesi janë esenciale për cdo biznes.
Në këte free webinar do të trajtojmë disa cështje bazike të Etikes së komunikimit në mjediset e punës.
1-Cfare duhet të themi dhe cfarë jo?
2- Ku dhe kur duhet ta themi?
3- A zhvishemi nga cështjet personale para se të shkojme në pune?
4- Komunikim me respekt dhe profesionalizëm. A është në axhendën tonë?
Në panel :
Albana Mucaj – Themeluese e Qendra Kallz, Kryeredaktore e Businessmag.al
Alba Alishani – Producente/prezantuese A2CNN
Bardha Qokaj – Koordinatore e Informacionit dhe Medias, IOM Albania
Rregjistrohu tani dhe parashtro pyetjet qe ti do doje te trajtohen.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.