Vjen për të katërtin vit radhazi BETAPITCH Tirana 2019 - Business Magazine Albania

Vjen për të katërtin vit radhazi BETAPITCH Tirana 2019


BETAPITCH TiranaBETAPITCH vjen sërish në Tiranë, për të katërtin vit radhazi në kërkim të startup-ve të reja dhe më premtuese.

Instituti Adriapol, Universiteti Marin Barleti në bashkëpunim me BETAHAUS Berlin, dhe me mbështetjen e padiskutueshme të EU 4 Innovation, AMSHC dhe AGNA Group, do të zhvillojnë Betapitch Tirana 2019, më 31 Tetor, ora 17:00, në mjediset e Universitetit Marin Barleti.

8 – 10 grupe të parazgjedhura, fillimisht do të mentorohen dhe më pas do të konkurojnë me bizneset e tyre përballë një jurie të larmishme ekspertësh. Ashtu si edhe në vitet e shkuara, fituesi i Betapitch Tirana do të fitojë një biletë për konkursin e madh BETAPITCH Global në Berlin, e cila do të zhvillohet në 6 Dhjetor 2019.

Vitin e parë që Shqipëria mori pjesë në Berlin, u përfaqësua denjësisht nga fituesi i Betapitch Tirana 2016 grupi IT for Equality, të cilët fituan çmimin e parë prej 500 Euro. Grupi fitues i Betapitch Tirana 2018 ishin Brander, ata prezantuan në Berlin risitë që do ti vinin në ndihmë industrisë së marketingut në Shqipëri.

Kujtojmë se aplikimet për Betapitch Tirana 2019 vijojnë deri më 29 Tetor!

Për më shumë informacion klikoni në linkun: https://www.betapitch.net/tirana/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0