Vjen Forumi Ekonomik i Tiranës më 3 Dhjetor

Vjen Forumi Ekonomik i Tiranës më 3 Dhjetor


Forumi EkonomikForumi Ekonomik i Tiranës do të mbahet më 3 Dhjetor në  Hotel Plaza, Tiranë. Forumi ka berë të ditur tashmë disa prej folësve të konfirmuar, të cilët vijnë nga bota e biznesit dhe e politikës.  

Çështjet që do të trajtohen në këtë forum përfshijnë kalimin e pushtetit dhe ekuilibrat e rinj në Ballkan: Roli i Shqipërisë, Sfidat dhe Pritshmëritë në Procesin e Zgjerimit, Rruga që Shqipëria ka përpara, marrëdhënia Shqipëri-Serbi. Qasja drejt stabilitetit dhe integrimit rajonal, politikat e turizmit për rritje të qëndrueshme, nafta dhe gazi. Shtytësit e domosdoshëm të rritjes së Shqipërisë, Infrastruktura, Lidhshmëria dhe Ndërtimi, nxitja e performancës ekonomike të Shqipërisë dhe qyteteve të zgjuara.

Folësit që tashmë kanë konfirmuar janë:

  • Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës
  • Natalya Apostolova, Ambasadore e BE-së në Kosovë
  • Shpend Balija, CEO dhe anëtar i bordit në Bordin e Drejtorëve të Këshillit Europian të Investimeve, Kosovë
  • Guido Clary, Menaxher për Shqipërinë i Bankës Europiane të Investimeve
  • Enio Jaco, President i Dhomës Amerikanë të Tregtisë në Shqipëri
  • Yannis Kirkinezis, Drejtor për Zhvillimin e Biznesit, pranë Hill International
  • George Kremlis, Drejtor Nderi, Komisioni Europian
  • Ines Mucostepa, Kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë
  • Stathis Natsis, drejtor Ekzekutiv i Mbikqyrjes së Biznesit, TERNA
  • Georgios Papanastasiou, CEO, Alpha Bank Albania. President i Shoqatës Greke të Biznesit në Shqipëri
  • Erlet Shaqe, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Energjisë
  • Björn Thies, Drejtor për Shqipërinë, KfW Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0