Vjen edicioni i dytë i JUNCTION X TIRANA - Business Magazine Albania

Vjen edicioni i dytë i JUNCTION X TIRANA

31-05-2024 Join

Edicioni i parë të  “Junction Hackathon” u organizua vitin e kaluar dhe  erdhi për herë të parë në Ballkan me përfaqësi në Tiranë. Ky event u organizua në ambientet e Piramidës Tiranë (si eventi i parë i Teknologjisë që hapi Piramidën), me mbështetjen kryesore të Bashkisë Tiranë dhe Partnerë  si  Lufthansa Industry  Solutions, Digitalb, BOLV, Fole Residence; Sponsorave si  Redbull  CocaCola, Antigua Caffe, AESA – E – Sports Association.Ky event pati rreth 500 aplikantë të interesuar për pjesëmarrje, nga të cilët u pranuan vetëm 145 aplikantë me te mire te perzgjedhur, ku u krijuan 36 grupe, 36 projekte dhe 5 grupe finalizte dhe 1 grup fitues. Fituesit e programit më inovativ u tërhoqën në Finlandë me “Golden Ticket”  ku përfaqësuan për herë të parë Shqipërinë  në një kompeticion me 3000 pjesëmarrës. Këtë vit Junction do të ketë përmasa edhe më të mëdha deri në 300, pasi kemi edhe pjesëmarrës të huaj nga Polonia, Anglia, Italia, Algjeria. Grupi finalist me projektin më të mirë do të vijë në Finlandë tek eventi i madh Junction Finlandë  ku do të ketë pjesëmarrje të kompanive  globale si Google, Facebook, Apple, Nokia etj.  Në këtë event do të kenë mundësi të njihen me një komunitet më të gjerë.

Çfarë përfaqëson Junction Hackthon?

Në vetëm shtatë vjet, Junction ka krijuar një komunitet me mbi 20 000 talente potenciale të teknologjisë. Duke shërbyer si urë lidhese mes partnerëve dhe audiencave të reja dhe duke krijuar një komunitet të mirëfilltë zhvilluesish. Gjithashtu, është një pikë aksesi për talentet e rinj të teknologjisë nga e gjithë bota.

Çfarë përfiton Partneri duke u bërë pjesë e këtij eventi:

  • Vizibilitet i lartë kombëtar dhe ndërkombëtar në mediat dhe rrjetet sociale gjatë dhe pas eventit, ftesë për main event në Helsinki, Finlandë.
  • Vendosja e Banerave ose Stenda, produkteve promocionale në ambinetet e Pallatit të Kongreseve
  • Shfaqja e Kompanisë në After Movie, vendosja e partneritetit në website e krijuar për Shqiperinë dhe video tek kanali zyrtar i Junction në Youtube.
  • Mundësi për të identifikuar dhe tërhequr talente të reja + të gjithë databazën e aplikantëve më të mirë të përzgjedhur, midis tyre edhe të huaj.
  • Connections dhe mundësi bashkëpunimi me kompanitë e tjera partnere një ndër të cilat GOOGLE.
  • Zhvillimi i një aplikacioni ose më shumë aplikacioneve, produkti apo sfide që kompania juaj do të japë, ku keni të drejtën e plotë për ta marrë dhe zhvilluar brenda kompanisë suaj.
  • Behuni pjesë e rrjetit të madh të bashkepuntorëve të Junction nga gjithë bota.
  • Bileta falas për pjesëmarrjen në Eventin SLUSH TIRANA, ku do të ketë investitorë dhe Venture Capitalist nga  Shqipëria, Ballkani  dhe Europa për të investuar tek Startup- et e reja apo idetë e reja teknologjike që do të krijohen në Junction.

Çfarë përfitojnë pjesëmarrësit:

  • Çmimi i madh prej 3000 Euro
  • Mundësi për të ndërvepruar me një komunitet tepër aktiv dhe për të ndarë trendet e fundit .
  • Golden Ticket ( Bileta per eventin,  ushqimi, akomodimi në Helsinki, Finlande, pjesëmarrja në Junction Hacathon Global ku do të jenë presente kompanitë botërore si Google; Microsoft, Nokia, Google Cloud, Daimler, Fcebook… etj.)’
  • Certifikata pjesemarrje qe ju njihen si praktike pune ne EU.

Cfarë synimi ka ky event:

  1. Përfaqësimi i Shqipërisë në mënyrë dinjitoze në rrjetin Global të Hackathon
  2. Ekspozimi i gjeneratës së re në një Event Teknologje ndërkombëtare
  3. Krijimi i një komuniteti Hackathon për Ballkanin dhe më gjerë.
  4. Njohja e Kompanive me përfaqësues nga Junction Hackathon Finlandë dhe kompanitë e huaja pjesëmarrëse.
  5. Ju jep kompanive mundësinë për të gjetur talente të rinj.

Zgjedhja e grupit fitues:

Fituesit do të zgjidhen me vota nga vetë grupet e pjesëmarrësve, duke vlerësuar produktin më të mirë, nëpërmjet një aplikacioni të krijuar posacërisht për këtë kompeticion.

Kompania juaj gjithashtu mund të japë çmime të vogla stimuluese për grupet që do të zhvillojnë sfidën më të mire. (Opsionale)

Eventi do të jetë 48 orë, ku përfshihen të treja vaktet e ushqimit.

Data e Eventit: 31 Maj – 2 Qershor 2024, Pallati i Kongreseve

Regjistrohuni këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0