Vjen edicioni i 5 i Leadership Forum: "People & Resources : Thriving Human Cultures" - Business Magazine Albania

Vjen edicioni i 5 i Leadership Forum: “People & Resources : Thriving Human Cultures”

18-04-2024 09:00:00 Join

Ajo që filloi kur disa njerëz zgjidhën problemet gjatë pandemisë me kafe, tani është bërë një nismë  ndërkombëtare. Ju ftojmë të merrni pjesë në Forumin e Lidershipit më 18 Prill, të kontribuoni dhe të ndihmoni në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë së bashku.

Studimet e Deloitte mbi tendencat e kapitalit njerëzor në Shqipëri dhe jashtë saj tregojnë se është më e rëndësishme se kurrë të nxiten kulturat e punës që fuqizojnë lidhjet njerëzore. Rritja e AI shton kompleksitetin për ata që kërkojnë të udhëheqin mirë. Marrëdhëniet e ndërtuara mbi integritetin përfshijnë dhënien dhe marrjen, dhe ka fuqi në mençurinë e lashtë “Është më e bekuar të japësh sesa të marrësh”.Si u jepni të tjerëve? Si ju japin të tjerët? Në cilat fusha mund t’i ndihmoni njerëzit përreth jush të rriten dhe të zhvillohen më tej? Si mund të ndikojmë ne në Forumin e Lidershipit te njerëzit që mund të ndikojnë?

Data: 18 Prill 2024

Vendi: Xheko Imperial Luxury Boutique Hotel
Kostoja: 40 Euro (norma e biznesit). Norma individuale është 20 Euro, kurse për studentë është 10 Euro.
Regjistrimi: Kontaktoni Ana Shehu – ana.shehu@tcn.al / 068.205.4286.

Po e mbyllim me disa shprehje që lidhen edhe me temën:

The total was greater than the sum of the parts.” – Steve Jobs 

“It is not always easy to love those close to us.” – Mother Theresa 

“It’s Always About People.” – Chris Allen

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0