ValuWise- Cila është vlera e kompanisë suaj? - Business Magazine Albania

ValuWise- Cila është vlera e kompanisë suaj?

20-06-2023 14:00:00 Join

ValuWise nga Deloitte – Maksimizimi i vlerës së Startup-it. Një workshop praktik në vlerësimin e Startup-eve për invesitorët dhe themeluesit

A jeni ju një sipërmarrës apo një themelues i një Startup-i premtues apo në zhvillim që kërkoni të kuptoni vlerën e vërtetë të kompanisë suaj?

ValuWise është një workshop i krijuar për të bërë bashkë themeluesit, investitorët dhe sipërmarrësit e Startup-eve, me njohuritë themelore që nevojiten për t’i bërë ballë botës komplekse të vlerësimit të Startup-it. Pavarsisht nëse jeni duke kërkuar financim, po konsideroni një strategji daljeje ose thjesht po kërkoni të kuptoni më mirë gjendjen financiare të biznesit tuaj, ky workshop është i gjithi për tu ardhur të ndihmë nevojave tuaja. 

Në këtë sesion interaktiv të drejtuar nga ekspertët e Deloitte Albania Advisory, do të thellohemi në metodologjitë, faktorët dhe stratetgjitë e ndryshme që formojnë vlerësimin për Startup-et dhe do të shpjegohen elementët kyç që kontribuojnë në vlerën e një Startup-i.

Pikat kyçe të Workshop-it;

  • Bazat e vlerësimit: Fitoni një bazë solide duke mësuar konceptet dhe terminologjitë themelore të përdorura në vlerësimin e Startup-eve. Kuptoni faktorët kryesorë që ndikojnë në vlerën e një Startup-i dhe si të vlerësoni potencialin e tij për rritje.
  • Vlerësimi në nivelet e  ndryshme të  biznesit – Eksplorimi i një sërë metodash vlerësimi që përdoren zakonisht në ekosistemin fillestar (pre-seed; seed; faza e hershme etj.)
  • Trendet e Tregut dhe Benchmarking
  • Bazat e planit të investimit
  • Raste studimore dhe shembuj

Mos e humbisni këtë mundësi për të fituar një avantazh konkurrues në botën dinamike të Startup-eve. Rezervoni vendin tuaj tani dhe kuptoni  sekretet për vlerësimet e sakta dhe efektive të startup-eve.

REGJISTROHU KËTU!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0