Uplift Western Balkans Demo Day - Business Magazine Albania

Uplift Western Balkans Demo Day

Uplift Demo Day
21-11-2022 17:30:00 Join

Pas mëse tre muaj që nga hapja e programit të akselerimit, akseleratori rajonal i startupeve Uplift Western Balkans do të mbyllë edicionin e tij të katërt më 21 Nëntor 2022 në ditën finale të Demo-Day.

Me 60 startupe dhe 79 themelues, të cilët aplikuan për t’u bërë pjesë e këtij edicioni, vetëm 10 prej tyre u pranuan në programin e akselerimit, pasi kaluan me sukses fazën e vlerësimit të Selection Bootcamp. Përgjatë 7 javëve ata u mentoruan nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj, investitorë e sipërmarrës.

Më 21 Nëntor në orën 17:30 në ambientet e Liceut Artistik, Salla “Tonin Harapi” do të mbahet ceremonia përmbyllëse e rrugëtimit tre mujor të startupeve.

Të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e kësaj ceremonie, mund ta konfirmojnë pjesëmarrjen duke plotësuar formularin e regjistrimit në këtë lidhje: https://uplift.al/uplift-demo-day/.

Axhenda e Demo-Day

Ngjarja hap siparin në orën 16:30 me një aktivitet të mbyllur midis startupeve dhe investitorëve të quajtur Investor Connect. Të gjithë startupet do të kenë mundësi të takohen me secilin prej investitorëve që do të marrin pjesë fizikisht në Demo-Day për 7 minuta.

Demo-Day do të jetë e hapur për publikun në orën 17:30 ku mbi 200 pjesëmarrës do të ndjekin nga afër prezantimet e startupeve të këtij edicioni.

Mbrëmja do të mbyllet në orën 20:30 me shpalljen e fituesve të çmimeve të mëdha si dhe shpërblimeve për startupet e tjera.

10 startupe do të prezantojnë në skenën e Demo-Day përballë jurisë dhe investitorëve VC, Donatorëve dhe engjëjve të biznesit nga Rajoni dhe Evropa Qendrore.

  • 17:30 – 17:45 – Regjistrimi
  • 18:00 – 18:30– Fjalë Përshëndetëse
  • 18:40 – 19:10– 5 Prezantime të Startupeve
  • 19:10 – 19:30– Pushim
  • 19:30 – 20:00– 5 Prezantime të Startupeve
  • 20:00 – 20:15– Juria vlerëson prezantimet
  • 20:00 – 20:15– Sesion Paralel, Folës
  • 20:30 – 21:00– Shpallja e fituesve
  • 21:00 – 00:00– After party

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0