Universitetet më prestigjoze evropiane dhe jo vetëm, takojnë studentët shqiptarë në Tiranë dhe Vlorë - Business Magazine Albania

Universitetet më prestigjoze evropiane dhe jo vetëm, takojnë studentët shqiptarë në Tiranë dhe Vlorë

01-11-2025 Join

Numri i studentëve shqiptarë që zgjedhin të studiojnë jashtë vendit është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke reflektuar etje për arsim cilësor. Sipas të dhënave të fundit nga institucionet ndërkombëtare të arsimit, Italia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten tre destinacionet më të preferuara për shqiptarët që ndjekin studimet universitare dhe pasuniversitare jashtë kufijve dhe menjëherë pas tyre vijnë Mbretëria e Bashkuar dhe Austria.

Por sot të gjithë maturantët apo studentët shqiptarë kanë një mundësi unike për të shmangur procesin e mundimshëm dhe të koklavitur të përzgjedhjes së një universiteti jashtë vendit.

Në fakt, në datat 1 dhe 2 nëntor 2025, në Tiranë dhe në Vlorë vjen World Education Fair, panairi më i madh arsimor në Evropën Juglindsore, i cili prej 20 vjetësh bashkon më shumë se 300 institucione arsimore partnere në botë dhe mbi 100 konsulente arsimor të cilët ofrojnë këshilla dhe mbështetje individuale falas në orientim dhe informacion në lidhje me mundësitë e zgjedhjeve së institucioneve arsimore jashtë vendit.  Shumë universitete prestigjoze do të jenë në 1 nëntor në Tiranë, në Hotel Rogner në oraret 11:00-16:00 dhe në 2 nëntor në Vlorë, në Hotel Partner, në oraret 17:00-19:00. Ndër to spikasin Arizona State University, Simmons University Boston, Queen Mary University of London, St. University of Westminster, University of Essex, American University in Bulgaria, Universita Cattolica del Sacro Cuore, Charles University Prague,  Constructor University, SRH University etj Organizata Advantage Austria do ta mbështesë këtë panair duker sjellë plot 10 universitete austriake, ndër të cilat Carinthia Univeristy of Applied Sciences, Webster Vienna Private University, Montanuniversitat Leoben, Danube International School Vienna etj. Gjithashtu për herë të parë në këtë panair do të marrë pjesë dhe një universitet nga Finlanda: Seinäjoki University of Applied Sciences. Këto evente madhore zhvillohen nga Integral Educational Programs, me mbi 30 vite përvojë në fushën e studimeve universitare në mbarë botën.

Italia, porta më e afërt drejt dijes europiane

Italia ruan prej vitesh vendin e parë si destinacion kryesor për studentët shqiptarë. Sipas Ministrisë Italiane të Arsimit (MIUR), mbi 8,300 studentë me shtetësi shqiptare studiojnë aktualisht në universitetet italiane. Faktorët kryesorë janë afërsia gjeografike, kostoja e përballueshme e jetesës, programet e shumta në italisht dhe anglisht, si dhe kultura e afërt që lehtëson integrimin. Universitete si Cattolica del Sacro Cuore, Luiss University, NABA dhe Ca’Foscari përmenden si më të preferuarat. Shumë të rinj shqiptarë zgjedhin degë si ekonomia, teknologjia, arkitektura dhe mjekësia — fusha që garantojnë perspektiva pune në tregun europian.

Gjermania, kualitet dhe mundësi punësimi

Në vendin e dytë renditet Gjermania, me rreth 3,100 studentë shqiptarë të regjistruar në vitin akademik 2023/24, sipas agjencisë gjermane DAAD. Përveç cilësisë së lartë të arsimit publik, një nga arsyet kryesore të zgjedhjes është se shumë universitete ofrojnë tarifa shumë të ulëta ose pa pagesë, si dhe mundësinë për të punuar gjatë dhe pas studimeve. Universitetet ndër më të kërkuarat jane Constructor University, SRH University dhe programet në gjuhën angleze po shtohen çdo vit. Për shumë studentë shqiptarë, Gjermania përfaqëson kombinimin ideal midis arsimit cilësor dhe karrierës profesionale. 

SHBA, ëndrra amerikane e studentëve shqiptarë

Sipas raportit Open Doors 2023, rreth 1,087 studentë shqiptarë studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesisht në programe bachelor dhe master. Universitetet amerikane ofrojnë programe të personalizuara, kërkim shkencor modern dhe mundësi bursash, që tërheqin çdo vit të rinj ambiciozë nga Shqipëria. Megjithëse kostot janë të larta, shumë studentë përfitojnë bursa akademike dhe ndihmë financiare, duke synuar një diplomë që u hap dyert në tregun global të punës. Për ta, arsimimi në SHBA mbetet një trampolinë drejt suksesit profesional ndërkombëtar.

Mbretëria e Bashkuar, anglishtja si avantazh

Edhe pse nuk ka statistika të sakta për numrin e studentëve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, universitetet si University of Westminster London, Nottingham Trent, University of Liverpool janë ndër më të frekuentuarat. Programet në anglisht, reputacioni ndërkombëtar dhe kurrikulat fleksibël e bëjnë Mbretërinë e Bashkuar një zgjedhje tërheqëse. 

Austria, trendi më i ri për studentët shqiptarë

Austria po bëhet destinacion “trend” për studentët shqiptarë sepse kombinon arsim cilësor me tarifa konkurruese, mundësi pune dhe qëndrimi pas studimeve, lokacion qendror në Evropë, dhe politika që e mbështesin hyrjen dhe integrimin e studentëve ndërkombëtarë. Shqipëria ka habitur edhe ekspertët me rritjen e saj eksponenciale në sektorin e turizmit. Ky “boom” i turizmit shqiptar nuk ka ndodhur vetëm së brendshmi, por tashmë modeli po eksportohet. Për shembull, Grupi BALFIN, një nga korporatat më të mëdha shqiptare, ka njoftuar blerjen e një monumenti historik arkitektonik në zemër të Vjenës. Ndërtesa, e ndërtuar në vitin 1872, ka qenë dikur një nga hotelet e para luksoze të qytetit dhe tashmë është në pronësi të plotë të Grupit shqiptar, i cili do ta restaurojë, për ta rivendosur në funksionin e tij fillestar.

Pikërisht rasti i Austrisë është tejet emblematik për të rinjtë që duan të investojnë në karrierën e tyre në sektorin turizmit, ekonomis, inxhinierise apo teknologjise. Në fakt, të marrësh njohuritë shkencore në këto sektor, në një shtet që ka shumë më tepër vite përvojë se Shqipëria, është një “armë” plus në këto industri. Të gjithë të rinjtë që studiojnë në Vjenë apo në Universitetet e tjera anembanë Austrisë, mund të kishin dy opsione. Të punësoheshin në Austri nga një kompani shqiptare si BALFIN Group, apo qindra kompani të tjera austriake, ose ekspertizën e tyre ta vendosnin në shërbim në Shqipëri, ku nevoja për punonjës të kualifikuar është një domosdoshmëri dhe ku pagat po rriten nga viti në vit. 

Për më shumë informacione rreth panaireve, mund të konsultoheni me faqen: “World Education Fair” .

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0