Thelbi i çdo komunikimi është gjuha. Ky konkluzion i arritur nëpërmjet eksperiencës 18 vjeçare tw Ornela Bocit në fushën e Shitjeve, Marketingut dhe Manaxhimit,e ka bërë atë, jo vetëm të kuptojë më mirë natyrën dhe marrëdheniet njerëzore, por gjithashtu rëndësinë që ato kanë në finalizimin e suksesshëm të çdo projekti që ka marrë përsipër.
Së bashku me Dr. Fleura Shkëmbi kanë vendosur të sjellin pikërisht një trajnim të dedikuar mbi shitjen e parë, kjo në perspektivën e komunikimit, personalitetit dhe raportit të krijuar midis shitësit dhe klientit.
Pavarësisht profesionit që secili prej nesh ka, çdo raport që krijojmë ka në thelbin e vet një transaksion shitje.
Në kursin e trajnimit “Personaliteti dhe gjuha e shitjes”, do të keni mundësi, jo vetëm që t’i analizoni aftësitë e komunikimit që e bëjnë një individ të suksesshëm, por edhe të brendësonië të gjitha cilësitë që e ndihmojnë një profesionist të frymëzojë dhe të transformojë bashkëbiseduesit. Do të mësojni pikërisht “Si të flasim gjuhën e klientit”.
Kursi i trajnimit “Personaliteti dhe gjuha e shitjes” ka në fokus aspektet më të rëndësishme të shitjes, të rritjes së të ardhurave financiare, si dhe zhvillimin e aftësive bindëse, për të krijuar avantazhe qoftë edhe nga komunikimet më të thjeshta.
Për më tepër, duke qenë pjesë e këtij trajnimi, ju do të mësoni:
– si të krijoni një strategji shitjeje;
– si të menaxhoni procesin e shitjes;
– si të bindni klientët skeptikë të besojnë tek ju.
Qëllimi i këtij trajnimi është t’ju ndihmojë të mësoni se si të zbatoni parimet e sjelljes së paprekshme njerëzore në ciklin e shitjeve. Ky kurs do t’ju ofrojë një ndihmë konkrete për të rritur të ardhurat financiare personale dhe ato të kompanisë ku punoni, në ndërtimin e besimit, parandalimin apo zgjidhjen e problemeve, sigurimin e qartësisë në raport me të tjerët, sesi të krijoni marrëdhënie më cilësore, si të rritni angazhimin dhe të përmirësoni produktivitetin.
Ky trajnim u shërben :
– Specialistëve të shitjes
– Menaxherëve të shitjes
– Menaxherëve të Marketingut
– Të gjithë atyre që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre të shitjes në cdo fushë të jetës dhe/apo karrierës.
Temat që do të trajtohen në seancat e këtij trajnimi:
– Natyra Njerëzore e Komunikimit
– Strategjitë e Shitjeve të Klientit
– Fuqia e Bindjes
– Njohja e personalitetit të shitësit dhe fuqizimi i aftësive të tij në realizimin e shitjeve të suksesshme
– Njohja e personalitetit të klientëve dhe adaptimi i gjuhës së shitësit në funksion të krijimit të një raporti marrdhënie besimi me klientin e cila pason finalizimin e shitjes
Dr. Fleura Shkëmbi dhe Msc. Ornela Boci ju mirëpresin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.