Si mund të rritet një biznes dhe të menaxhohet më mirë? Përgjigjet do t’i japë Antonela Hako, Kryetare e Dhomës Ekonomike të Gruas dhe CEO e Kompanisë Hako, në një trajnim ekskluziv që do të zhvillohet më 3 prill 2025, në ambientet e GIZ Albania.
Me një eksperiencë mbi 30-vjeçare në ndërtimin dhe drejtimin e një biznesi të suksesshëm, Hako do të ndajë me pjesëmarrësit strategji praktike për menaxhimin e biznesit, rritjen e shitjeve dhe tërheqjen e klientëve.
Trajnimi do të mbahet nga ora 10:30 deri në 12:30, në sallën e tarracës së GIZ Albania, dhe pritet të mbledhë sipërmarrës, menaxherë dhe profesionistë të fushave të ndryshme që kërkojnë të forcojnë pozicionin e tyre në treg.
Ky është një rast unik për të mësuar nga një lidere me ndikim në biznes dhe për të zgjeruar rrjetin profesional. Regjistrimi është i hapur për të gjithë të interesuarit.
Regjistrohu duke klikuar këtu.
📍 GIZ Albania, salla në tarracë
📆 3 Prill 2025, e Enjte
⏰ 10:30 – 12:30
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto