Trajnim mbi Shitjet, nga Rezart Lahi - Business Magazine Albania

Trajnim mbi Shitjet, nga Rezart Lahi

Trajnim mbi Shitjet
07-05-2022 11:00:00

Djem dhe vajza që duan të bëhen pjesë e sektorit të shitjeve dhe marketingut me datë 7 dhe 9 Maj do zhvillohet një trajnim FALAS mbi metodat e shitjeve.

Tregoji një shoku apo një miku, pasi në fund të trajnimit ju mund të lidheni edhe me kompani që kanë vende të lira pune në këtë sektor, me mundësi të jashtëzakonshme.

Trajnimi është i përshtatshëm edhe për persona që nuk janë direkt në shitje, por duan të marrin njohuri mbi Artin e Shitjes.

Bëji tag apo Share pasi Hyrja është Free këtë herë dhe numri i pjesëmarrësve është i palimituar.

Aplikimet për pjesëmarrje në një nga dy datat e trajnimit bëhen tek rezartlahi@infinitioffice.al ose në ëhatsapp +355 68 52 00 000.

Mirëpriten gjithashtu Sales Trainer që duan të marrin pjesë në trajnimet e ardhshme të RIVENT TRAINING

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0