Trajnim Intensiv: Zbuloni sekretet e SEO, Google Ads dhe Meta Ads - Business Magazine Albania

Trajnim Intensiv: Zbuloni sekretet e SEO, Google Ads dhe Meta Ads

Trajnim Intensiv: Zbuloni sekretet e SEO, Google Ads dhe Meta Ads
09-12-2023 15:00:00 Join

Në një botë ku tregtia digjitale po evoluon me shpejtësi të jashtëzakonshme, të qenurit të pajisur me njohuri të thella në Digital Marketing është rëndësi për çdo biznes që dëshiron të mbijetojë dhe të lulëzojë.

Për të përmbushur këtë nevojë, njoftojmë një trajnim intensiv 5-orësh që do të mbulojë tre nga shtyllat më të rëndësishme të marketingut digjital: SEO (Search Engine Optimization), Google Ads dhe Meta Ads në daten 9 dhjetor ora 15:00 tek Tirana International Hotel, por edhe me Zoom direkt livestream të organizuar nga Msc. Said Dulevic.

SEO: Arti i Renditjes në Motorët e Kërkimit
Në këtë sesion, do të zbuloni teknikat më efikase për të optimizuar faqen tuaj të internetit për motorët e kërkimit. Do të mësoni si të zgjidhni fjalët kyçe të duhura, si të strukturoni përmbajtjen për të rritur trafikun organik dhe si të analizoni performancën e faqes tuaj.

Google Ads: Reklama që Konvertojnë
Ky sesion do t’ju mësojë si të krijoni dhe menaxhoni fushata të suksesshme në Google Ads. Do të merrni njohuri rreth zgjedhjes së audiencës, përcaktimit të buxhetit, dhe krijimit të kopjeve të reklamave që konvertojnë. Gjithashtu, do të zbuloni sekretet e analizimit të të dhënave për të përmirësuar vazhdimisht performancën e fushatave tuaja.

Meta Ads: Maksimizoni Praninë në Rrjetet Sociale
Sesioni i fundit do të fokusohet në të mësuarit e strategjive të reklamimit në platforma si Facebook dhe Instagram. Do të mësoni si të targetoni audiencën tuaj në mënyrë efikase, si të përdorni imazhet dhe videot për të tërhequr vëmendjen, dhe si të matni suksesin e reklamave tuaja.

Ky trajnim është i përshtatshëm për të gjithë ata që janë të interesuar të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e Digital Marketingut, pavarësisht nëse janë fillestarë apo profesionistë të avancuar.

Për më shumë informacion dhe për të rezervuar vendin tuaj, vizitoni: www.eimpact.al/event

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0