Trajnim: "Financat Personale" - Business Magazine Albania

Trajnim: “Financat Personale”

Albacademy organizon webinarin me temë “Financat personale”, një guidë fillestare e menaxhimit.

Menaxhimi i financave jo gjithmonë është i lehtë.

Me disa njohuri dhe me ndihmën e disa keshillave praktike dhe me shumë vendosmëri, çdokush mund të arrijë të menaxhojë financat e tij dhe të shijojë lirinë financiare.

Ky trajnim është krijuar për këdo që do të marrë njohuri praktike për financat personale, që nga gjetja e vlerës neto të pasurisë deri te krijimi dhe ndjekja e buxhetit të tij personal.

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të:

Njihen me termat bazik të financave personale siç janë vlera neto, aktive, detyrime, fond emergjence, buxhet, qëllim financiar.

Kuptojnë rëndësinë e planifikimit financiar, vendosjen e qëllimit dhe buxhetit.

Llogarisin vlerën neto të pasurisë së tyre apo të familjes së tyre.

Dinë si të vendosin një qëllim financiar SMART.

Krijojnë buxhetin për të ardhurat e tyre.

Fillojnë të kursejnë për realizimin e qëllimit të tyre financiar.

Zbulojnë tipin e tyre të të shpenzuarit dhe çfarë duhet të kenë parasysh.

Ju mund të regjistroheni për të ndjekur këtë webinar këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0