TRAJNIM FALAS - MASTER MIND CLASS - Business Magazine Albania

TRAJNIM FALAS – MASTER MIND CLASS

02-04-2021 20:15:00

Shpesh nuk e dimë se çfarë të bëjmë kur kemi një bllokim. Një trajnim i vogël mund të na vendosë në rrugën e duhur për të na dhënë energjinë dhe vetëdijen e plotë drejt suksesit.

“Nuk po eci dot përpara në jetë; Nuk po bëj dot asgjë interesante në jetën time; Nuk mund të marr më rezultate të mira në biznesin tim!”

Sa prej nesh i kanë thënë dhe i kanë parasysh këto shprehje? Nuk ka asnjë fushë në jetë ku nuk na është dashur të përballemi me momente hutimi.

Të gjithë jemi në një shoqëri të shkëlqyer, por ka njerëz që vazhdimisht arrijnë të dalin nga kjo vorbull e vogël që na rrëzon dhe të jenë shumë të sukseshëm. Është e qartë se nuk është një rastësi, por as nuk është një mrekulli.

Lajmi i mirë është se gjithçka fillon dhe mbaron brenda nesh dhe shumica e gjërave janë krejtësisht nën kontrollin tonë.

Ky trajnim është ura e përsosur midis gjendjes së humbur dhe busullës për të filluar përsëri ecjen drejt qëllimeve tona.

Çfarë do të mësoj?

  • Pikat e forta dhe të dobëta
  • Si të dal nga zona ime e komfortit
  • Si të shkoj përtej limiteve të mia
  • Cikli i biznesit
  • Marketingu në rrjet apo biznes klasik
  • Njohja e personaliteteve të njerëzve
  • Si të prezantohem në 1 minutë dhe të jem i suksesshëm
  • Si të shmang kurthet e zakonshme dhe maksimizoj efektivitetin dhe të ardhurat e mia!
  • Sekretet e një biznesi të sukseshëm me 1 orë në ditë!
  • Si të ndërtoj një biznes me zero investim brenda dhe jashtë vendit!

Për kë është ky kurs?

Gjithkush që dëshiron të zhvillojë veten e vet dhe të ketë sukses në jetë.

Kërkesa

I vetmi kusht i këtij trajnimi është dëshira jote për të pasur sukses. Mund të shkëputesh në çdo moment, që në modulin e parë ose në fund të çdo moduli.

Ky kurs përfshin:

6 module trajnimi

Akses në telefon, kompjuter dhe TV

Regjistrohu https://forms.gle/iWebxiydzKkqwjGW7

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0