Tirana mirëpret “JunctionX Tirana” - Business Magazine Albania

Tirana mirëpret “JunctionX Tirana”

02-05-2025 Join

Nga data 2-4 Maj, në zemër të Tiranës tek Piramida, zhvillohet edicioni i tretë i JunctionX Tirana, një event që mbledh sëbashku rreth 400 të rinj nga Shqipëria dhe rajoni, me pasion për teknologjinë, inovacionin dhe zgjidhjet digjitale.

Junction është një nga hackathonët më të njohur ndërkombëtarë që bashkon pjesëmarrës nga vende të ndryshme, duke u ofruar mundësinë të punojnë në projekte inovative dhe të zhvillojnë aftësi të reja. Vetëm për 8 vite, Junction ka ndërtuar një komunitet me mbi 20,000 talente teknologjike nga e gjithë bota. Gjatë këtij rrugëtimi, kompanitë partnere janë prezantuar me talente të reja dhe kanë pasur mundësinë të ndërtojnë komunitetet e tyre. Edicioni i parë i Junction në Shqipëri u organizua në vitin 2023, duke shënuar praninë e parë të këtij eventi në Ballkan, me Tiranën si qytet mikpritës. Ky edicion u zhvillua në Piramidën e Tiranës, sapo e hapur për publikun, duke e bërë Junction ngjarjen e parë teknologjike që çeli këtë hapësirë ikonike.

JunctionX Tirana 2024 Edicioni i vitit 2024 i Junction Hackathon solli rritje të ndjeshme dhe një sukses të jashtëzakonshëm. Këtë vit, eventi u zhvendos në Pallatin e Kongreseve për të përballuar numrin e madh të aplikimeve dhe për të akomoduar një numër më të madh pjesëmarrësish. Gjithashtu, u zgjerua edhe më tej, duke përfshirë pjesëmarrës nga 7 shtete të ndryshme: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Italia, Polonia, Brazili dhe Anglia.

Disa nga statistikat e këtij viti:

  • 1000+ aplikime

  • 450+ pjesëmarrës

  • 85+ projekte të zhvilluara

Si pjesë e rrjetit global Junction, ky hackathon i jep pjesëmarrësve mundësinë të zhvillojnë ide kreative në grup dhe të konkurrojnë për çmime monetare:

Çmimi i parë – 3,000€
Çmimi i dytë – 2,000€
Çmimi i tretë – 1,000€
5 Çmime nga Partneret nga 1000 euro secili

Fituesit gjithashtu do të kenë mundësinë të përjetojnë “Golden Ticket Experience” në Helsinki, Finlandë, me akses të plotë në eventin global Junction 2025.

 

Apliko këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0