Thirrje e hapur për folës në eventin "Albania Dreamin' 2026" - Business Magazine Albania

Thirrje e hapur për folës në eventin “Albania Dreamin’ 2026”

25-04-2026 Join

Albania Dreamin 2026 është një konferencë Salesforce e ndërtuar nga komuniteti, që bashkon Trailblazers, ndërtues, arkitektë, administratorë, partnerë dhe liderë nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, përfshirë zëra nga komunitetet Salesforce, MuleSoft, Slack, Tableau dhe ekosistemi më i gjerë Trailblazer.

Tiranë, Shqipëri
25 Prill 2026

Ky event fokusohet në zbatime reale të Salesforce, mësime të sinqerta nga praktika, dhe njohuri konkrete që pjesëmarrësit mund t’i aplikojnë menjëherë në punën e tyre të përditshme.

 Fushat ku mund të aplikoni si folës:

AI & Automatizim Inteligjent

Agentforce, raste përdorimi të AI, automatizim, besim, qeverisje dhe adoptim real në ekosistemin Salesforce, përfshirë Slack dhe workflow inteligjente.

 Data, Analitikë & Besueshmëri

Data Cloud, Tableau, raporte, modelim të të dhënave, qeverisje dhe ndërtim i bazave të dhënash të gatshme për AI.

 Admin & Zgjidhje Deklarative

Flow, praktika të shkallëzueshme për adminët, modele automatizimi dhe shëndeti i organizatës (org health).

Arkitekturë & Integrime

Dizajn sistemesh, API, MuleSoft, arkitektura multi-cloud, siguri dhe shkallëzim.

 Developer & DevOps

Apex, LWC, DevOps, testim, CI/CD dhe zgjerimi i platformës Salesforce.

 Industri, Nonprofit & Akademi

Nonprofit, arsim, sektor publik dhe histori reale biznesi ose ndikimi social.

 Karrierë, Lidership & Komunitet

Zhvillim karriere, lidership, konsulencë, mentorim, ndërtim komuniteti dhe bashkëpunim brenda ekosistemit.

Apliko deri më 15 Shkurt 2026 për tu bërë pjesë e eventit si folës

Nëse keni një histori reale, një mësim praktik apo një ide që mund të frymëzojë dhe ndihmojë komunitetin Salesforce, ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e Albania Dreamin 2026!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0