Tech Camp hap thirrjen për regjistrime - Business Magazine Albania

Tech Camp hap thirrjen për regjistrime

15-06-2021 Join

TechCamps janë seminare që lidhin ekspertë të sektorit privat të teknologjisë me popullatat kryesore – gazetarë, organizata joqeveritare, biznese, studentë, avokatë të shoqërisë civile dhe më shumë – për të eksploruar dhe zbatuar zgjidhje të reja teknologjike për çështjet globale.

TechCamp Slovenia do të jetë një event rajonal për pjesëmarrësit nga Sllovenia, Serbia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Ky event do të ndihmojë në pajisjen e pjesëmarrësve me aftësitë e nevojshme për të informuar publikun dhe politikë-bërësit kryesorë për nevojën dhe burimet në dispozicion për të rritur sigurinë kibernetike dhe për të galvanizuar veprimin drejt mbrojtjes së sistemeve të prekshme, ekosistemeve të medias, infrastrukturës dhe rrjeteve të tjera jetësore.

Eventi do të zhvillohet në IEDC – Bled School of Management Campus, Bled, Slovenia, për të gjithë pjesëmarrësit nga Sllovenia dhe do të transmetohet virtualisht për pjesëmarrësit rajonal. Faza e parë do të zhvillohet në datën 21 Tetor 2021, ndërsa faza e dytë në Mars të 2022, e cila do të zgjasë dy ditë dhe udhëtimi, akomodimi si dhe dreka gjatë eventit do të ofrohet nga TechCamps. 

Formulari duhet të plotë sohet brenda datës 15 Qershor 2021!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0