Startup Grind, rrugëtimi në biznes i një gruaje në një industri të dominuar nga burrat - Business Magazine Albania

Startup Grind, rrugëtimi në biznes i një gruaje në një industri të dominuar nga burrat

Arjeta Puca
25-03-2021 17:30:00

Startup Grind Tirana nesër në orën 17:30 mirëpret Znj. Arjeta Puca, sipërmarrëse dhe bashkë-themeluese e “TIMAK”.

TIMAK është një kompani që prodhon dhe shet makineri konstruksioni dhe automjete të specializuara për shërbime publike, me filiale në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Pas përfundimit me sukses të studimeve, trajnimeve të ndryshme te ndjekura në Kroaci dhe Kinë dhe eksperiencë pune ne departamentin e Kërkimit dhe Zhvillimit në Bosch Germany dhe Bosch Japan, Arjeta Puca u rikthye në Shqipëri per të themeluar kompaninë e saj. Një në dy ambulanca të përdorura në Shqipëri, mbartin emrin “TIMAK”. Së fundmi, “TIMAK” ka eksportuar produktet e tyre të zhvilluara në Shqipëri, në shtete të ndryshme si Maqedoni, Kosovë, Libi dhe Kili.

Vizioni i Arjetës është të ndërtojë një biznes të fuqishëm me rritje të vazhdueshme për të arritur një prezencë dominuese nëpër Europe dhe më vonë edhe botërisht, një vizion i cili do të ndikojë në rritjen e industrisë shqiptare si dhe prestigjin e produkteve shqiptare në këtë treg.

Arjeta Puca do të na tregojë më tepër për eksperiencën e saj si një sipërmarrëse në këtë

fushë biznesi që mund të konsiderohet jo e zakontë për një grua, vizionin e saj dhe  rrugëtimin e këtij suksesi.

Eventi fillon në orën 17:30 dhe do shfaqet live në faqen tonë të facebook https://www.facebook.com/StartupGrindTR.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0