Si të mos humbësh fokusin?


Erjona Rusi është gazetare, moderatore televizive, aktiviste dhe sipërmarrëse. Aktive në publik prej thuajse dy dekadash. Në një bisedë të hapur me Women Founders Network Albania, Erjona do të ndajë sfidat e vështirësitë e këtij rrugëtimi të gjatë si grua, nënë e profesioniste, e mbi të gjitha disa këshilla të rëndësishme se si të qëndrojmë të fokusuara në punën drejt arritjeve e objektivave tona.

Ejani të bashkoheni në këtë bisedë të hapur dhe për të pasur rastin për një bisedë të shkurtër me Erjonën, e cila do të qëndrojë për të biseduar me gjithë të interesuarat pas eventit.

Eksperienca në gazetari e Erjonës përfshin 19 vjet në Report TV, News 24, TV Klan, Gazeta Korrieri dhe aktualisht si moderator e emisionit televiziv “Hipokrati” në Top Channel. Ajo ka qenë korrespondente në Shqipëri e SeeNews për dy vite dhe ka punuar në shumë histori investigative rajonale për BIRN, disa të botuara në Guardian, EUobserver and Austrian Magazine “Datum”.

Prej vitesh ajo është shumë aktive në çështjet e barazisë gjinore dhe së fundmi ka krijuar nje revistë feministe online që synon të mbështesë zërat e grave, duke luftuar diskriminimin dhe dhunën ndaj tyre.

Data: 4 Dhjetor 2019
Ora: PM – 8 PM
Vendndodhja: Innospace Tirana, Rr Pjeter Bogdani. Nd 10, H 5, Apt 28 Tiranë

Për më shumë informacion klikoni Këtu.

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale