Sfidat e grave në sektorin e teknologjisë në Shqipëri - Business Magazine Albania

Sfidat e grave në sektorin e teknologjisë në Shqipëri

26-03-2025 00:18:30 Join
Më 26 mars 2025, do të zhvillohet një Fireside Chat online me dy themeluese të startupeve në Shqipëri. Jona Doda (Bliss) dhe Irena Matraku (Pigi App) do të ndajnë përvojat e tyre në fushën e teknologjisë, duke diskutuar për sfidat dhe strategjitë që kanë ndihmuar në zhvillimin e bizneseve të tyre.
Ky takim do të mbahet në orën 18:30 dhe do të ofrojë mundësi për të mësuar mbi:
•Marketingun & Rritjen
•Ndërtimin e Startupeve
•Zhvillimin e Karrierës
•Menaxhimin e Projekteve & Produkteve
•Inovacionin në EdTech
Pjesëmarrësit mund të aplikojnë gjithashtu për mundësinë e mentorizimit falas nga këto dy lidere të fushës.
Aplikoni deri më 24 mars për të siguruar vendin tuaj dhe për të shfrytëzuar mundësinë për të mësuar nga eksperte të industrisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0