Seminar "Mjeshtëria e shitjes"

Seminar “Mjeshtëria e shitjes”

Mjeshtëria e shitjesDëshironi të rritni shitjet? Dëshironi të rritni numrin e klientëve? Dëshironi të lidhni stafin tuaj me brendin? Atëherë, ky është seminari i duhur, në të cilin mund të gjeni pikërisht përgjigjet e të gjitha pyetjeve paraprake dhe jo vetëm kaq.

Të gjithë pjesëmarrësit në fund të seminarit do të pajisen me çertifikata.

Numri i pjesëmarrësve është i limituar, prandaj nxitoni të bëni rezervimin e biletës tuaj. Çmimi i biletës është 125 euro, por nëse shpejtoni ju mund të përfitoni nga EARLY BOOKING, duke e marrë biletën 89 euro.

Në këtë çmim përfshihen të gjitha materialet punuese, pijet dhe dreka. Ju presin befasi dhe surpriza.

Për rezervime mund të kontaktoni në:
Numër telefoni: 049 893 693
Email: sales@denisgafuri.com
Facebook: Denis Gafuri Sales Training

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0