Samiti i Startup-eve BE

28-05-2020 10:00:00 Tirana, Albania

Je një startup i ri sipërmarrës në kërkim të prezantimit, marrjes së njohurive profesionale dhe (më e rëndësishme) në kërkim të një cmimi të madh? Shiko kriteret më poshtë dhe apliko tani.

Kriteret për aplikantët

  1.    Jeni në fazën e hedhjes së farës
  2.    Jo më të “vjetër” se 2 vjet biznes
  3.    Nuk keni siguruar ende fonde VC
  4.    Jeni në Europë

Samiti i Startup-eve BE do të përzgjedhë startup-et më të mira të Europës dhe do t’i mbledhë bashkë duke u ofruar mundësinë të mësojnë nga sipërmarrësit europianë më të suksesshëm të kohës sonë.

  • 1500 Pjesëmarrës
  • 8000 Takime
  • 850 Themelues
  • 300 Investitorë
  • 70 Folës

Samiti i Startup-eve BE do të mbledhë bashkë mbi 1500 themelues, etuziastë startup-esh, korporata, investitorë finacues, sipërmarrës kapitalesh dhe media nga e gjithë Europa. Eventi dy ditor është një mundësi shumë e mirë për të krijuar netëork, një pikë takimi për sipërmarrësit e rinj dhe investitorët të cilët ksnë për qëllim të ndërtojnë kompani ndërkombëtare teknologjike.

Lexo: Dilema e sigurisë kibernetike në epokën dixhitale

Folësit e konfirmuar deri më tani
Drejtuesi iFounders Pledge, David Goldberg do të ndajë me ne GuestReady, AirSorted, dhe Homelike do të flasë për të ardhmen e Airbnbn Management & Short-Term RentalsNuk duhet të humbisni Fireside Chat me CEO-n e Glovo Oscar PierreVasco Pedro, Themelues dhe CEO i Unbabel, do të ndajë rruëtimin e ndërtimit të startup-it me rritjen më të shpejtë në Portugali.

Kompeticioni pitch
Gjatë Samitit të Startup-eve BE, do të zhvillohet një kompeticion i madh pitch mes 15 startup-eve më të mira europiane të cilat janë në fazën fillestare. Startup-et e përzgjedhura do të prezantojnë idenë e tyrë të biznesit për 3 minuta para pjesëmarrësve dhe jurisë eksperte që përbëhet nga investitorë të njohur. Startup-i fitues do të marrë një cmim të madh prej 75.000 eurosh. Afati i pranimit të aplikimeve është 29 shkurt. Për më shumë informacion lexoni këtu.

Kohëzgjatja dhe biletat
Eventi do të zhvillohet gjatë datave 28-29 maj, nga ora 10:00-18:00. Në mbrëmjet e të dyja ditëve do të ketë edhe koktejle për të munduar zgjerimin e netëork-ut. Duke u krahasuar me eventet e tjera të mëdha teknologjike, cmimet janë të përballueshme. Biletat fillojnë nga 169 euro për themeluesit e startup-eve dhe sipërmarrësve të rinj, 349 euro për investitorët dhe 449/590 euro për korporatat dhe ofruesit e shërbimeve.

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale