RRUGË-ZGJIDHJA, Si mund të bëhemi? Trajnim për Produktivitet Maksimal në punë dhe në jetë - Business Magazine Albania

RRUGË-ZGJIDHJA, Si mund të bëhemi? Trajnim për Produktivitet Maksimal në punë dhe në jetë

18-03-2021 18:00:00 Join
Një webinar për zhvillimin intelektual, praktik, social dhe shpirtëror, shkëputur dhe sintetizuar nga idetë e librit “Ji Rrugë-Zgjidhja” me autor trajnuesin Eno Barjami.

Konceptet e këtij trajnimi janë fokusuar në vetë-menaxhim dhe punën krijuese për forcmimin e karakteririt dhe thjeshtëzimin praktik të jetës.

  • Si mund të krijojmë një vetë-zbulim për të evidentuar dhe kaluar sfidat që na bllokojnë dhe vështirësojnë suksesin në jetën tonë?
  • Si mund të rrisim produktivitetin që do na lejojë përmbushjen e rezultateve maksimale në punën tonë, në jetën private dhe në marrëdhëniet me të tjerët?
  • Si mund të kemi nën kontroll cilësinë e jetës dhe shëndetit tonë?
Të qenurit ‘rrugë-zgjidhja’ përbën një mendim krijues dhe menaxhim efektiv që mund të sjellë rritje dhe rezultate të reja në çdo fushë të jetës për këdo që praktikohet.

Hyrja: 2,290 lekë / 3̶,̶0̶0̶0̶ lekë

Pjesëmarrësit në këtë trajnim përfitojnë Librin “Ji Rrugë-Zgjidhja” Falas dhe Çertifikatë Pjesmarrjeje të liçensuar si seminar ‘menaxhimi’.

JI RRUGË-ZGJIDHJA’, është libri i parë në zhanrin e vetëzhvillimit, ofruar nga ‘ADAPT Botime’, i cili njihet si njëri prej studiuesve, trajnuesve dhe sipërmarrësve më në zë të momentit në Shqipëri dhe në rajon. Libri përmban koncepte të fuqishme për një jetë të thelluar, krijuese dhe aktive, trajtuar në teori, analiza dhe ide inovative për ata individë që synojnë rezultate të rritura intelektuale, praktike, sociale dhe shpirtërore në jetën e tyre. Libri ka në fokus punën me karakterin përmes vetëdijes dhe dimensiont të plotë njerëzor.

Nëse doni të përfitoni librin si dhe trajnim nga vetë autori, Eno Barjami, ju ftojmë të merrni pjesë në webinar-in e datës 18 Mars 2021,ora 18:00.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Është e kotë të merresh me mundësitë që ke humbur. Asnjëherë nuk mund ta dish nëse i ke shpëtuar vdekjes apo ke humbur një jetë të tërë.”
— Margaret Mazzantini
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0