Rritja e Ekspozimit dhe Mendimit Influences: webinar për gruan shqiptare që aspiron të rritet si drejtuese që inspiron dhe influencon - Business Magazine Albania

Rritja e Ekspozimit dhe Mendimit Influences: webinar për gruan shqiptare që aspiron të rritet si drejtuese që inspiron dhe influencon

20-06-2024 17:00:00 Join

Pas suksesit të webinar-it të parë, ku morën pjesë shumë profesionistë të profileve dhe roleve të ndryshme drejtuese, Women on Board Albania (WOB-AL) ka vendosur të realizojë webinarin II, tashmë duke sjellë vëmendjen tek rëndësia e vizibilitetit dhe lidershipit të mendimit. Ky webinar interaktiv u përshtatet të gjithë atyre që duan të rriten profesionalisht në nivelin drejtues në mënyrë të qëndrueshme dhe pasionuese.

Me një përqasje përfshirëse në bisedim, webinar-i synon të ofrojë një hapësirë eksporuese të mendimeve të reja, që ndihmojnë gruan të ndërtojë strategjikisht karrierën e vet, përmes një “brand”i të fuqishëm. Në webinar do të adresohet:

  1. Rëndësia e Vizibilitetit dhe Mendimit Influencues në një botë që ndryshon shpejt, është e mbingarkuar me informacion dhe ku kufijtë mes jetës private dhe profesionale janë duke u shuar.
  2. Sfidat e visibilitetit dhe të lidershipit të mendimit:

Çfarë e bën arritjen e një vizibiliteti influences dhe inspirues të vështirë për gruan në përgjithësi? Cilët faktorë penalizojnë gruan shqiptare më shumë?

  1. Strategjitë për të Përmirësuar Vizibilitetin:

Pse rritja e vizibilitetit duhet të jetë strategjike dhe çfarë e mundëson atë? Çfarë hapash mund të ndërmerrni për të rritur vizibilitetin tuaj në kanalet që kanë më shumë vlerë për rritjen në rolet drejtuese?  Si mund ta moduloni ekspertizën tuaj profesionale për t’u rritur në role drejtuese?

Kush do të jetë i ftuar?

Albana Vrioni, nismëtare & themeluese e WOB-AL, do të moderojë webinarin dhe mikpresë Kimberly Maucher-Lynch, e cila do të ndajë me pjesëmarrësit ekspertizën e saj disa-vjeçare në fushën e inovacionit dhe burimeve njerëzore. Ndërsa Albana do të ndajë mbi përqasjen ndaj visibiliteti strategjik, Kimberly do të flasë mbi rëndësinë e përshtatshmërisë dhe gjithëpërfshirjes në lidershipin modern dhe se si lidershipi i mendimit është një faktor diferencues në rritjen e gruas në rolet drejtuese.

Kush mund të marrë pjesë?

Ky webinar është i hapur për të gjitha gratë që aspirojnë të rriten profesionalisht dhe të rrisin ekspozimin e ekpertisës dhe influencimit përmes saj. Por, prania e meshkujve është gjithashtu shumë e mirëpritur, si një faktor shumë i rëndësishëm në rrugëtimin e gruas drejt posteve të lidershipit.

Pjesëmarrja

Nëse mendoni se ky trajnim mund të shtojë vlerë në rrugëtimin tuaj profesional, mjafton të regjistroheni në eventin e publikuar në LinkedIn dhe stafi i WOB-AL do t’ju kontaktojë për më shumë detaje. Eventi do të jetë live përmes po të njëjtës platformë më 20 qershor 2024 në orën 17:00. Për të qenë të përditësuar për këtë dhe evente të rradhës, mund të ndiqni dhe faqen e WOB-AL në LinkedIn ose website.

Regjistrohu këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0